skerdilajd zaimi
Kriminalizimi si pedagogji popullore*
Problemi
Përgjatë ekzistencës së shoqërive njerëzore, thuajse gjithmonë dhe kudo, ndëshkimi(punishment) social ka qenë jusifikuar duke i apeluar një apo disa prej arsyeve të mëposhtme:
Me Trump ra autoriteti i elitave dhe iluzioni se sistemi demokratik i SHBA është i pacenueshëm
Çfarë ndodhi në SHBA? Çfarë përfaqëson Donald Trump dhe cila është gjurma e ushtrimit të pushtetit prej tij? Këto janë pyetje që kanë kohë që bëhen, por ato sapo kanë nisur të përshfaqin përgjigjet e para. 6 janari ishte padyshim një ndër përgjigjet bruto të një realiteti politik, social e ekonomik që është injoruar gjatë nga të dyja partitë kryesore në SHBA.
Vizito më shpesh Shqipërinë se i stresove hajdutët!
Dikur ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, u shpreh se atë mund ta akuzojnë për çdo gjë, por jo për të korruptuar. Dhe në fakt ky është dallim i madh, themelor në referimin politik të ditëve të sotme. Dukuria “Tsipras”, e politikanit kundër sistem, nuk është shembull vetëm në Greqi. Italia, Ukraina, Trump vetë përfaqësojnë njëfarësoj raste të tilla. Por siç e dimë, me ardhjen e tyre në pushtet, sistemi askund nuk u vu në diskutim. Thjesht sistemi asimiloi edhe të tjerë përveç atyre që de facto i emëron.
Nuk mund të ketë falje të vërtetë pa njohje përgjegjësish
Të mos harrojmë, por të falim!
Populli që Duam!
Komunikimi mes politikës dhe të tjerëve ka përjetuar këto vite një ndryshim që edhe në pikëpamje formale, është radikal. Ne jemi të vetëdijshëm se me sy të parë, “populli ynë i ka xhan ata Lart” edhe kur rastis t’i vijnë nga Ukraina apo Kina. Por edhe në kësi raste tubimet masive kanë dëshmuar së paku një element natyral që i justifikon: Kuriozitetin.
Vetëzbulimi si kryeheroi i “Kështjellës”
Shumica në pushtet ka nisur të asimilojë idenë se një mandat i tretë është shumë i mundshëm. Ideja në fjalë është hedhur në fillim nga kryeministri aktual që ka ende llogari për të rregulluar me firmat e veta dhe siç mund të merret me mend dhe të kuptohet, ajo nuk lidhet me realizimin e ndonjë vizioni apo projekti. Jo. Ajo është grepi rekrutues dhe korruptues i një grupimi ekonomik me militantë nga pas të cilëve u është rigjallëruar shpresa se do të vijojnë ta shtyjnë kështu si dollibashët e një dasme që e paguajmë ne.
Diagnoza: Shqiptar
Shqipëria nuk bëhet me shqiptarë.
Sa herë e kemi dëgjuar këtë shprehje që përshkruan një gjendje të lodhshme, të pashpresë të këtij tranzicioni që nuk ka më emër?
Është ilustrimi më i thjeshtë dhe i thukët i asaj kundërnarrative të brendshme, e një bindjeje gati shpirtërore për dështimin tonë të përbashkët në këtë vend që nuk po e ndjejmë më tonin.
Psallmet e patriotizmit
Sot është shfaqur sërish në media Baton Haxhiu, gazetari apologjet i kryeministrit të Shqipërisë. Me një shkrim të zakonshëm në stilin e tij, ku nuk spikat ndonjë ide, por kemi përherë ose sqarime, ose akuza, z. Haxhiu tradhëton stresin politik që vijon t’u krijojë të mëngjërve pranë tij Sali Berisha. Që duhet thënë se është edhe armiku perfekt për të ashtuquajturën E majta shqiptare.
Ishte gjithçka, por sidomos një kaos ku gabuan të gjithë*
Kjo nuk është një akuzë, por një vlerësim i pamëshirshëm i situatës së tanishme. Ndoshta duhet të qëlloj veten me pëllëmbë për shkak se e kam parë për shumë kohë me panik CoVid-19. Jam po ashtu disi i mëriztur me shumë imunologë që deri më tani ia kanë lënë diskutimin mbi koronavirusin voirologëve dhe epidemiologëve. Ndjej se është koha të kritikohen disa nga deklarimet publike kryesore, tërësisht të gabuara për këtë virus.
Së pari, ishte gabim të deklarohej se ky ishte një virus i ri.
Po tani çfarë do t’i japin Serbisë?
Sot në disa media është qarkulluar i përkthyer shqip një shkrim i publikuar në gazetën serbe “Danas” mbi diskutimin e gjatë diplomatik për shkëmbimin e teriritoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Një nga vlerësimet e këtij shkrimi është edhe fakti se ideja në fjalë është serbe dhe se ajo i është prezantuar publikut serb si zgjidhje e problemit të Kosovës në 10 vitet e fundit.