Turqit e "Baykar" blejnë kompaninë aeronautike italiane, "Piaggio"
Kompania turke, Baykar, e njohur më së shumti për prodhimin e dronit “Bayraktar” – TB2, ka blerë së fundmi kompaninë italiane të prodhimeve ajrore, “Piaggio Aereo”. Agjencia italiane, “ANSA”, raporton se PA ka qenë nën “administrim të jashtëzakonshëm” që nga viti 2018 dhe aktualisht kalon në pronësi turke, pasi ka marrë aprovimin e botës italiane të biznesit.
Rinisja e kompanisë është e siguruar
ka deklaruar ministri Adolfo Urso.
“Piaggio” është themeluar në vitin 1884 dhe është ndër kompanitë më të vjetra të prodhimit aeronautik në botë.
Comments
Baykar nuk eshte nje kompni
Baykar nuk eshte nje kompni turke dosido. Me këtë blerje, ajo ndikimin e vet në tregun evropian të aviacionit, duke ruajtur trashëgiminë historike të Piaggio. Sipas raportit të institutit kërkimor me bazë në SHBA, CNAS, Turqia dominon 65 për qind të tregut botëror të eksportit të UAV-ve. Baykar, i cili është 3 herë më i madh se rivali i tij më i afërt në SHBA, ka afërsisht 60 për qind të këtij tregu vetëm. Duke marrë më shumë se 90 për qind të të ardhurave të saj nga eksportet në vitet e fundit, Baykar eksporton Bayraktar TB2 SİHA dhe Bayraktar AKINCI TİHA në 35 vende në total.
Add new comment