Vizito më shpesh Shqipërinë se i stresove hajdutët!
Dikur ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, u shpreh se atë mund ta akuzojnë për çdo gjë, por jo për të korruptuar. Dhe në fakt ky është dallim i madh, themelor në referimin politik të ditëve të sotme. Dukuria “Tsipras”, e politikanit kundër sistem, nuk është shembull vetëm në Greqi. Italia, Ukraina, Trump vetë përfaqësojnë njëfarësoj raste të tilla. Por siç e dimë, me ardhjen e tyre në pushtet, sistemi askund nuk u vu në diskutim. Thjesht sistemi asimiloi edhe të tjerë përveç atyre që de facto i emëron.
Rasti me botën shqiptare nuk ka dallim dhe aq të madh. Albin Kurti dhe Vetëvendosja përfaqëson diçka të re pikërisht në këtë kuptim: në distancën me botën e biznesit dhe në mënyrën sesi e sheh të mirën publike.
Anti-sistem u shfaq dikur edhe Edi Rama, por vetëm me rrobat dhe beqarinë e tij. Por siç e dimë “mukaeti të lë pa martuar”, ndërkohë që rrobat dhe moda janë dy keqkuptime kolosale në një vend pa shtresa sociale si Shqipëria. Është kjo arsyeja që ky anti-sistems i rremë u shndërrua në yllin në ngjitje të biznesit të ndërtimit, duke helmuar edhe kapilarët e fundit të mbetur të të ashtuquajturit kapitalizëm shqiptar.
Sulmi ndaj Kurtit dhe Vjosa Osmani është në themel të vet asgjë më shumë sesa njohje e faktit se Vetëvendosja me të qenit të pakorruptuar sfidon normën e përgjithshme të mishëruar nga z. Rama, që e ka kthyer korrupsionin në modë, kulturë, siç dikur përshkruante Gramshi atë kulturën e borgjezisë e cila e bën më mirë punën e bindjes sesa dhuna.
Zoti Rama e ka bërë korrupsionin shpresën e vetme. Del dikush që e refuzon këtë gjë dhe menjëherë kuptohet se përralla e suksesit humbet kuptimin. Kaq është e vërteta e sulmeve ndaj Osmanit dhe Kurtit, asgjë më shumë.
Ushtarët në media që pretendojnë se kanë zbuluar stonimin e zonjës Osmani nuk bëjnë gjë tjetër veçse fshijnë makeup e z. Rama në fytyrën e të cilit mund të gjendet e gjithë sëmundja e kohës sonë.
Në mënyrën si shikon, si shpreh dyshimin, sesi e dredh muhabetin, sesi përulet, hesht dhe vret(politikisht) pas shpine. Është e gjitha gjella e shpifur e një Shqipërie të shpërfytyruar dhe të kthyer në çifligun e atyre që po të ecim me me metrin fyes të ushtarëve mediatikë të Ramës, përfaqësojnë një moment cinik të krijimit. Imagjinoni se çfarë humori ka patur Krijuesi kur krijoi këto fytyra, këto karaktere, këto forma dhe deforma që sot po luajnë Gargantuanë në sahanin e buxhetit.
Comments
E verteta, vret!
E verteta, vret!
Add new comment