Ekonomi

Tarifa Kanadasë, Kinës dhe Meksikës

Postuar në 02 Shkurt, 2025 16:48

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka vonuar për të ligjëruar një ndër premtiemt e tij më shqetësuese: tarifat doganore ndaj vendeve të tjera me të cilat SHBA ka marrëdhënie tregtare. Kanadaja, Meksika dhe Kina, janë subjekt tarifimi që shkon deri në 25%.

BRICS nuk ka ndërmend të krijojë monedhë të re

Postuar në 31 Janar, 2025 15:06

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se vendet anëtare të BRICS nuk janë duke diskutuar për krijimin e një monedhe të përbashkët.

BRICS po diskuton për krijimin e platformave të reja të përbashkëta të investimit që do të lejojnë investime në vende të treta, te njëri-tjetri e kështu me radhë

ka thënë ai.

Referuar deklaratave të presidentit të ri të SHBA, për vendosjen e tarifave doganore ndaj vendeve të BRICS nëse këto nxjerrin dollarin në këmbimet e veta tregtare.

Kroaci, bojkot një ditë supermarketeve për shkak të çmimeve të rritura

Postuar në 27 Janar, 2025 10:11

Halo inspektore”! Grupi në fjalë vepron në mjedisin kroat në Facebook dhe ka organizuar një protestë të veçantë: bojkot dyqaneve dhe supermarketeve për shkak të rritjes së çmimeve.

Sipas mediave në Kroaci, bojkoti pati efekt real: transaksionet ranë me 44% dhe shitjet në total.me 53%. Ndërkohë çmimet e ushqimeve sipas Eurostat janë rritur me 45% që nga viti 2020 duke kaluar mesataren europiane me 33%. Vetëm buka është rritur me 61%, vezët me 63%.

Tregu bllokon përpjekjet për prodhimin e antibiotikëve të rinj

Postuar në 26 Janar, 2025 15:41

“Politico” shkruan sot për një problem serioz strukturor që prek shëndetin global. Rezistenca ndaj antibiotikëve si një çështje e adresuar në nivelet më të larta, nuk po arrin të gjejë zgjidhje praktike për aspekte të funksionimit të tregut. Që do të thotë se ndonëse ka kompani të vogla që sugjerojnë dhe kanë konfirmuar zgjidhje të reja për zëvendësimin e antibiotokëve që tashmë janë të padobishëm, ato nuk arrijnë të hyjën në treg dhe të marketohen. Media në fjalë flet për një “mur indiference nga investitorët dhe një mungesë ndihme nga qeveria”.

Britania po mendon se çfarë do dhe sesi

Postuar në 23 Janar, 2025 20:58

Britania e Madhe nuk përjashton një lloj ribashkimi tregtar dhe doganor me Bashkimin Europian, vetëm disa vjet pas referendumit krenar për daljen e ishullit nga Unioni. Kjo rezulton të paktën nga ajo ccfarë po flitet pas Davosit, edhe pse anglisht-anglisht Londra ka bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. BBC-ja citon kreun e ri të tregtisë në Bashkimin Europian, Maros Sefcovic, që u shpreh "i hapur për një Konventë Pan-Euro-Mesdhetare si pjesë e një rregullimi post-BREXIT”.

Chevron shpreh interes për kërkime hidrokarburesh në Peloponez

Postuar në 20 Janar, 2025 19:30

Kompania amerikane “Chevron” ka shprehur interes për nisjen e kërkimeve për naftë dhe gaz në zonën e veriperëndimit të Peloponezit në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se krahas “Exxon Mobil”, që aktualisht vijon kërkimet në Greqi, interesi I “Chevron” e vendos Greqinë në kushtet kur mund të mendojë për të luajtur një rol drejtues në tregun global të energjisë.

KE: Nuk arrijmë dot objektivin e mbrojtjes me luftën tregtare të SHBA në derë

Postuar në 20 Janar, 2025 15:10

Zv.presidenti i Komisionit Europian, Stéphane Séjourné, ka bërë thirrje që administrata e re amerikane e Donald Trump të heqë dorë nga lufta tregtare që ka paralajmëruar duke qenë se ndër të tjera kjo luftë vë në diskutim arritjen e objektivit buxhetor për mbrojtjen. Që është një kërkesë e madje kusht i Trump që SHBA të vazhdojë të qëndrojë në NATO.

Nuk e bëjmë dot këtë me një luftë tregtare në derë dhe kudo në BE, buxhetet kombëtare nuk janë në gjendje të rrisin shpenzimet e mbrojtjes më shumë se 3%

Greqia përfiton 36 miliardë euro nga Fondi Europian i Rimëkëmbjes

Postuar në 20 Janar, 2025 00:31

Qeveria greke ka bërë tē ditur se ka përfituar 18 miliardë euro nga grantet dhe kreditë e Bashkimit Europian në kuadër të Fondit Europuan të Rimëkëmbjes. Fondet janë përfituar që nga viti 2021, pra pas pandemisë së CoVid-19.

Shifra përfaqëson 8% tē PBB-së greke dhe sipas ecurisë së deritanishme, ajo mund të maŕrë edhe 18 miliardë euro të tjera deri në vitin 2027. 

Franca shkon drejt krizës buxhetore dhe financiare

Postuar në 18 Janar, 2025 14:30

Franca po shkon drejt një krize ekonomike dhe financiare dhe politika nuk po bën dot asgjë për këtë. Një ndër ekonomistët më të njohur në botë, Olivier Blanchard, dikur një ndër ekonomistët kryesorë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se qeveritë e Francës kanë dështuar të balancojnë buxhetin.

Ne nuk po bëjmë absolutisht asgjë që na duhet

citohet ai.

"Toyo" vendos qendrën europiane të prodhimit dhe shitjes në Serbi

Postuar në 16 Janar, 2025 16:44

Kompania e njohur e gomave të automjeteve, “Toyo”, ka zgjedhur Serbinë për qendrën e vet të prodhimit dhe shpërndarjes për Europën. Kryeministri serb. Milos Vucevic ka qenë në fabrikën e krijuar në qytetin e Indjija, gjatë të cilës ka shprehur besimin se në këtë zonë, Toyo, do të hapë edhe një qendër kërkimi për sektorin.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi