Kur do ta mësojmë protestën civile?

Postuar në 25 Mars, 2025 19:17

Mediat në Kosovë raportojnë se më datën 5 prill në vend mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë.

Asjë cent ma shumë

motoja e protestës që nis nga shehi “Skënderbe” në Prishtinë.

Ajo merr shkas nga shtrenjtimi me 15% i tarifave të energjisë dhe një ndër protestuesit thotë:

Duhet të shihet si opsion bojkoti i plotë i qytetarëve lidhur me pagesën e energjisë elektrike si formë proteste ndaj Zyrës së Rregulltarit për Energji

Protesta ngjanë në formë me protestat bojkotuese të muajve të fundit në Kroaci kundër çmimeve të rritura në supermarkete. Nëse sheh me vëmendje aty në formë nuk ka asgjë politike, madje nuk akuzohet direkt qeveria, por enti përkatës. Një kulturë tjetër protested he një marrëdhënie tjetër me qeverinë nga sa dimë të kemi ne në Shqipëri.

Nga të gjitha raportimet e bëra për çmimet e mallrave të shportës në vendint tonë, rezulton se ato janë më të larta se në BE krahasuar me pagën. Protesta? ZERO. I gjithë diskutimi është se kush fiton në zgjedhje. Ndiqen pantonimat e kryeministrit, zdërhallja kombëtare kafeneve vazhdon në pritje që ky vend të bëhet dikur vetë.

Zhvlerësimi i protestës ka shumë arsye dhe një ndër to është protagonizmi i partive që në një mënyrë apo tjetër nuk kanë lejuar krijimin e shoqërisë civile që në pjesë të madhe është e korruptuar.

Një tjetër arsye është dezintegrimi i komuniteteve dhe akomodimi në ekonominë e re të zaptimit. Një tjetër është padyshim mungesa e një bërthame aktive politikisht të qytetarisë ndërkohë që nuk mund të lihet mënjanë kultura familjare deprimuese për publiken dhe përfshirjen në jetën komunitare.

Nuk është rastësi fryma e protestës në Kosovë, as edhe arbitraritet të pohosh se në një mënyrë apo në një tjetër, ajo huazon shumëçka nga kultura politike e ish-Jugosllavisë dhe këtu padyshim që ka nevojë për studime për të kuptuar mirë sepse ka kaq shumë dallim mes dy lloje shqiptarësh sot. Sidomos nëse do mbajmë parasysh se struktura e shoqërisë së Kosovës është shumë e ngjashme, por më konservatore çka do të supozonte një reagim tjetër për çështje të tilla.

Një analogji ka nevojë të parashtrohet këtu edhe mes dy lëvizjeve demokratizuese që prekën të dy enitetet: ajo e viteve 1990 për të gjetur psenë e apatisë sonë të patëdytë në rajon sikurse dhe memorizimi dokumentar i tyre që ka dallim mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ka diçka triviale, diçka informale në historinë tonë, mënyrën si e sjellim dhe sesi e relativizojmë serinë e ngjarjeve me një histori paralele të thashethemeve dhe hollësive personale që gjejnë përherë e më shumë vend në përmbatjejn dhe kuptimin që i japim historisë, aq sa vjen puna për ta parë të gjithën si një karikaturë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.