Ekonomi
Gara e humbur me Kinën, edhe Nissan shkurton 9 mijë vende pune
Nissan ka njoftuar për një plan që përfshin shkurtimin e 9 mijë vende pune dhe një ulje vullnetare të pagës prej 50 për qind për shefin ekzekutiv Makoto Uchida. Vendimi erdhi pas raportimit për humbje përgjatë tremujorit të fundit.
Prodhuesi i tretë më i madh i makinave në Japoni tha se do të ulë kapacitetin global të prodhimit me 20 për qind dhe do të shkurtojë kostot me 400 miliardë.
BMW dështon në Kinë, fitimet bien me 80%
Pasi raportoi rënie të mëdha të shitjeve në Kinë, BMW paralajmëron për “sfida të jashtëzakonshme”.
Gjiganti gjerman i automobilave njoftoi se për periudhën korrik-shtator, fitimet kanë rënë me 84 për qind krahasuar me një vit më parë, në 476 milionë euro.
Ndihma sovjetike për Shqipërinë
Në një postim në faqen e vet në Facebook, ambasada e Federatës Ruse në Tiranë, sjell në vëmendje ndihmën e Bashkimit Sovjetik për vendin tonë në mesin e shekullit të kaluar. Postimi lidhet formalisht me 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve dhe përqendrohet tek ajo që selia diplomatike e cilëson si “komponenti tregtar dhe ekonomik i bashkëpunimit”.
Michelin mbyll dy fabrika në Francë
Gjiganti i prodhimit të gomave, Michelin, njoftoi mbylljen e dy fabrikave në Francë. Fabrikat në Cholet dhe Vannes, do të mbyllen për shkak të “përkeqësimit të konkurrencës” në Europë, njoftoi prodhuesi francez i gomave.
Si pasojë e këtij vendimi mbyllen më shumë se 1200 vende pune.
Michelin thotë se shitjet e gomave për kamionë dhe furgona kanë rënë në Europë, ndërkohë që konkurrenca aziatike sa vjen e rritet.
Data Center për Inteligjencën Artificiale, investimi pritet të shkojë 250 mld$/vit
Kërkesa e lartë dhe në rritje për krijimin e qendrave të të dhënave në mbështetje të industrisë së inteligjencës artificiale parashikohet të çojë investimet në sektor në 250 miliardë dollarë në vit.
ShBA aktualisht është në krye me qendra të dhënash që konsumojnë deri në 18 gigavatë energji nga 6 gigavatë në Europë dhe në Azi. 1 gigavat mjafton për furnizimin e 850 000 shtëpive
"Audi" mbyll impiantin e prodhimit të dy modeleve të veta në Bruksel
Kompania gjermane e prodhimit të makinave, “Audi” ka vendosur mbylljen e impiantit të vet të prodhimit në Bruksel. Në këtë impiant ndërtohen modelet “Q8” dhe “Sportback” dhe në vijim të punës, kompania njofton se do të zhvendosë prodhimet përkatëse dhe modeve pasuese në Meksikë.
Volkswagen mbyll tri fabrika në Gjermani
Gjigandi i njohur i automobilistikës Volkswagen ka njoftuar mbylljen e tri fabrikave të prodhimit në Gjermani.
Menaxhimi është aboslutisht serioz rreth kësaj çështjeje. Ky është plani i grupit më të madh industrial në Gjermani për të nisur shitjet në vendin e origjinës, Gjermani
citohet kreu i Këshillit të Punëtorëve të grupit, Daniela Cavallo.
Në Europë nuk duan të punojnë më
Diçka nuk funksionon më në Europë. Nuk është vetëm një tregues që flet për një krizë mesa duket të thelllë dhe komplekse, por disa. Që me miratimin e Kushtetutës ku u shpalos diskutimi për identitetin e vet, Europa evidentoi një paaftësi për të përkufizuar qartë veten e për pasojë: identitetin, kufinjtë dhe mundësitë e veta.
Shitjet e makinave hibride kalojnë ato të makinave me benzinë
Shitjet e makinave hibride kanë arritur 32,8% të tregut europian në shtator dhe kanë kaluar për herë të parë makinat me benzinë, që kanë 29,8.% të tregut, sipas të dhënave të Shoqatës Europiane të Ndërtuesve të Automobilëve.
Shitjet e këtyre modeleve (me motor benzine dhe bateri të vogël elektrike që nuk mund të lidhet), që mbeten shumë më ekonomike se modelet elektrike, janë shtuar mesatarisht 12,5%, por janë rritur vrullshëm në Francë dhe Spanjë.
Shitjet e makinave hibride kalojnë ato të mainave me benzinë
Shitjet e makinave hibride kanë arritur 32,8% të tregut europian në shtator dhe kanë kaluar për herë të parë makinat me benzinë, që kanë 29,8.% të tregut, sipas të dhënave të Shoqatës Europiane të Ndërtuesve të Automobilëve.
Shitjet e këtyre modeleve (me motor benzine dhe bateri të vogël elektrike që nuk mund të lidhet), që mbeten shumë më ekonomike se modelet elektrike, janë shtuar mesatarisht 12,5%, por janë rritur vrullshëm në Francë dhe Spanjë.