Tajlanda drejt hyrjes në BRICS

Tajlanda ka pranuar ftesën e Rusisë për t’u bërë një vend partner me organizatën BRICS, si një hap i parë për anëtarësim të plotë.
Në muajin qershor, ministri i Jashtëm tailandez, Maris Sangiampongsa dorëzoi një letër mirëkuptimi për anëtarësim të plotë të Tailandës në BRICS, te homologu i tij rus, Sergey Lavrov.
Rusia ka kryesinë e radhës për vitin 2024. BRICS është zgjeruar dy herë që nga krijimi i vet në vitin 2006 nga katër shtete: Rusia, Brazili, India dhe Kina.
Grupi është përfolur se do të ketë si një ndër pika të agjendës edhe de-dollarizimin.
Add new comment