Ekonomi
Rënie e pandalshme dhe moshim, përmbyset modeli i rritjes së popullsisë globale
Popullsia e botës ka gjasa të pësojë një kthesë të madhe krahasuar me prirjen e vazhdueshme historike të rritjes.
Disa gjetje të fundit nga Institute for Health Metrics and Evaluation nga Universiteti i Washington, sugjerojnë një prirje rënëse që nëse konfirmohet parashikon zhvillime dramatike për të gjitha vendet.
Mandarina shqiptare bllokohet nga BE
Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga vendi ynë, kanë refuzuar në kufi pas analizave prodhimin shqiptar.
Ngec ekonomia gjermane, Bundesbank ul parashikimin për rritjen më 2025 nga 1.1% në 0.2%
Banka Qendrore e Gjermanisë ka paralajmëruar një vit të vështirë për ekonominë gjermane. Në një njoftim të vetin, Bundesbank ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike nga 1.15 që ishte deri më tni për 2025-n në 0.2%.
Ekonomia gjemane, jo vetëm që po lufton me zhvillime regressive, por po ashtu me probleme strukturore
është shprehur kreu i Bankës, Joachim Nagel.
Pastrimi i parave nga Rusia rriti çmimet e pronave në Britaninë e Madhe
Në një shkrim të publikuar ndër të tjera në “The Telegraph”, dy ministra të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ministre e Brendshme dhe David Lammy, ministër i Jashtëm, vënë theksin te pastrimi parave dhe kërcënimi që ai ka për ekonominë e një vendi. Shkrimi është publikuar më 9 dhjetor, me rastin e ditës së Korrupsionit dhe në të vihet në dukje një realitet që kërkon përgjigje im
"Lombard Odier/Një ndër bankat më të vjetra në Zvicër, nën akuzë për pastrim parash
Prokurorët zviceranë kamë ngritur akuza për pastrim parash për një ndër bankat më të pasura dhe të vjetra në vend: “Lombard Odier”.
Nën akuzë është vënë edhe një nga ish-menaxherët më të njohur në Zvicër, dikur punonjës i bankës, nën dyshimin se kanë mbuluar operacione të pastrimit të aseteve të krijuara në rrugë kriminale nga Gulnara Karimova, vajza e ish-presidentit uzbek, Islam Karimov.
Thyssenkrupp shkurton 11 mijë vende pune në Gjermani
Prodhuesi më i madh i çelikut në Gjermani, “Thyssenkrupp AG” njofton shkurtimin e 11 000 vendeve të punës deri në vitin 2030. Aktualisht me 27 000 të punësuar, emblema e çelikut europian është “dorëzuar” kështu përpara konkurencës aziatike dhe çmimeve të rritura të energjisë pas sanksioneve ndaj Rusisë.
Ka nevojë për masa urgjente për të përmirësuar prodhimin dhe për të punuar me efiçencë në mënyrë që të arrihen nivelet konkuruese të konkurencës
"Ford" vendos shkurtimin e 4000 vendeve të punës në Europë
Pas kompanive gjermane dhe atyre francez, edhe kompania amerikane “Ford” po mendon të shkurtojë 4000 vende pune në Europë. Sipas “The Financial Times” vendimi ekzekutohet në fund të viitt 2027 dhe prek 3000 vende pune në Gjermani dhe 800 vende pune në Britani, ose ndryshe 14% të forcës punëtore të angazhuar në Europë që shkon në 28 000.
Është kritike që të marrësh veprimetë vendosura për të siguruara pozitën e ardhshme të “Ford” dhe konkurueshmërinë e tij në të ardhmen në Europë
Spanja do të legalizojë 300 000 imigrantë/vit
Spanja ka vendosur legalizimin e rreth 900 mijë imigrantëve në një ritëm prej 300 000 imirantësh në vit. Ministrja e Migracionit Elma Saiz ka deklaruar se kjo masë supozon të zgjidhë krizën e forcës së punës në vend.
Spanja duhet të zgjedhë mes të qenit një vend i hapur dhe i zhvilluar apo një vend i varfër dhe i mbyllur. Ne kemi zgjedhur të parën
citohet Saiz sipas së cilës Spanja ka nevojë për 250 000-300 000 punonjës dhe taksapagues për çdo vit.
Plani "Draghi" për Europën
Në samitin informal të Budapestit u fok me një theks të posaçëm për Europën. Sidomos nga presidenti francez Macron dhe kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrell. Mirëpo rruga për të tentuar kristalizimin e një fuqie europiane mbetet plani i Mario Draghit, ish-kryeministër i Italisë që ka bërë publike një raport prej 400 faqesh në shtator.
Trump mund të përjashtojë Britaninë e Madhe nga tarifat
Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan se presidenti i ri amerikan, Donald Trump, mund të përjashtojë Mbretërinë e Bashkuar nga plani i tij i tarifave që pritet të krijojë një efekt kaskadë në mbarë botën.