KKT shfuqzion lejen zhvilluese për Kastratin dhe Dulakun në Bazën e Sarandës
Në datën 29 maj 2024, Këshilli Kombëtar I Territorit miraton vendimin nr.11 “Për miratimin e procedurave administrative të shfuqizmit dhe refuzimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Një procedurë disi e pazakontë, veçse nëse duhet pritur ndryshimi i ndonjë ligji të ri, apo edhe kemi rishikim projekti që lobohet duke kamufluar me një masë të përgjithshme administrative. Megjithatë në listën bashkëngjitur vendimit, figuron edhe shfuqizimi i lejes së dhënë nga qeveria për qira në bazën e Sarandës dhe lejes zhvillimore po në të njëjtën sipërfaqe. Bëhet fjalë për VKM nr.514 dhe nr. 515 të korrikut 2020.
Kujtojmë se sipërfaqja në fjalë është nën sekuestro nga gjykata e Lartë. Nga ana tjetër vendimi ka hyrë në fuqi më 28 tetor 2024, pasi në pikën 5 të tij sanksionohet se:
Ky vendim hyn në fuqi pas nënshkrimit nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit, ministri i LInjës dhe sekretari i Këshillit Kombëtar të Territorit
Siç shihet në dokument figurojnë të gjitha firmat, e fundit e datës 28 tetor 2024 nga znj. Adelajda Roka, si sekretare e Këshillit Kombëtar të Territorit në cilësinë e drejtoreshës së AZHT-së.
Add new comment