Franca shkon drejt krizës buxhetore dhe financiare

Postuar në 18 Janar, 2025 14:30

Franca po shkon drejt një krize ekonomike dhe financiare dhe politika nuk po bën dot asgjë për këtë. Një ndër ekonomistët më të njohur në botë, Olivier Blanchard, dikur një ndër ekonomistët kryesorë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se qeveritë e Francës kanë dështuar të balancojnë buxhetin.

Ne nuk po bëjmë absolutisht asgjë që na duhet

citohet ai.

Aktualisht Franca hyri në vitin 2025 pa buxhet të miratuar për shkak të rrëzimit të kryeminstrit Michel Barnier që synonte reduktimin e deficitit buxhetor që ka shkuar në 6.2% të PBB-së.

Pasuesi François Bayrou ka po këtë synim por me taksa pak më të ulëta dhr ulje shpenzinesh operative.

Por kjo nuk është zgjidhja. Blanchard shprehet se do të duhet një krizë buxhetore apo edhe financiare që të detyrojë partitë të kuptojnë çfarë duhet të bëjnë. Dhe që është reduktimi i deficitit me taksa të shtuara, një masë jopopullore që ndoshta kërkon konsensus. Macron ka bërë çmos që të mos lejojë ardhjen e ekstremit të djathtë në krye, apo edhe ekstremit të majtë, pasi një gjë e tillë do të vinte në krizë BE-në dhe do të zhbalanconte politikisht kontinentin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.