Hapeni korridorin, ne do të furnizojmë me gaz Europën edhe përmes palëve të treta
Në një konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit Suprem Ekonomik Euraziatik, presidenti i Rusisë, Vladmir Putin, ka bërë disa komente për ndërlikimet e krijuara për kalimin e gaziut rus drejt Europës pas vendimit të Ukrainës për të mbyllur aksin e tranzitit. Putin ka bërë të qartë se Rusia mirëpret përpjekjen e Sllovakisë për ndërmjetësim në krizën ukrainase, nisur nga edhe nga fakti se kryeministri Robert Fico, ka qenë së fundmi në Moskë ku ka folur për çështjet e energjisë që janë politizuar. Rreth këtij fakti, presidenti rus ka shprehur gatishmërinë për të vijuar furnizimin.
Ne kemi qenë përherë në favor të furnizimit, të depolitizimit të çështjeve ekonomike. Dua ta përsëris: Polonia mbylli rrugën përmes territorit të saj. Ka aty një rrugëkalim aktiv, nuk ka shpërthim, funksionon. Duhet vetëm të shtypësh butonin dhe kaq, gazi kalon përmes territorit polak. Quhet “Yamal-Europë”, ndizeni nesër, ne do të furnizojmë
ka thënë ai.
Lidhur me korridorin ukrainas të gazit, Putin ka vënë në dukje se ndonëse në luftë, Rusia ka paguar përherë tarifat e tranzitit përmes Sudzhas dhe Sokhranovkas.
Sudzha është nën kontrollin ukrainas për momentin. Veprimet ushtarake janë duke u zhvilluar aty, por ne vazhdojmë furnizimin 14 milionë në ditë. E kuptoni?
ka thënë ai.
Për sa I takon çmimeve të gazit, presidenti rus ka deklaruar se ato janë dyfishuar nga 500 dollarë/m3 në 1000 dollarë/m3 dhe për këtë shkak edhe Ukraina sipas tij ka bërë një hap pas. Ka pranuar tranzitin por nga një palë joruse. Putin ka shtuar se ky nuk është problem për Rusinë dhe se ai do të furnizojë me gaz Europën, edhe sikur furnizues zyrtar për Ukrainën të jetë SOCAR i Azerbajxhanit.
Add new comment