"Honda" dhe "Nissan" njoftojnë bashkimin
Industria japineze e prodhimit të makinave ka njoftuar një lëvizje që prek mbarë sektorin në plan global. Prodhuesit e njohur, “Nissan” dhe “Honda” kanë bërë me dije se po shkojnë drejt një bashkimi që do ta nxjerrë grupin në vend të tretë në botë.
Kompanitë kanë sqaruar se kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi të cilit i është bashkuar edhe “Mitsubishi”
Sipas akordit, “Honda” do të marrë përsipër menaxhimin për ta formalizuar bashkimin në gusht të vitit 2026.
Presidenti i “Honda” Toshiro Mibe ka deklaruar se “mundësia e moszbatimit të marrëveshjes nuk është zero”, meqenëse palët kanë ende pika për të diskutuar.
Më herët “Nissan” ka patur bashkëpunim me “Renault”, por bashkimi me “Honda”, vlerësohet se do të krijojë një entitet industrial me vlerë kapitale 50 miliardë dollarë duke konsideruar të katër markat: Honda, Renault, Mitsubishi dhe Nissan.
Megjithatë për momentin vendi i parë i industrisë në Japoni do t’i mbetet “Toyota” që në vitin 2023 prodhoi 11.5 milionë njësi.
Add new comment