Komuniteti shkencor serb, letër Komisionit Europian: Serbët nuk do të lejojnë minierën e Jadarit!

Mediat opozitare në Serbi raportojnë se komuniteti akademik i vendit i ka bërë thirrje Komisionit Europian të heqë dorë nga projekti i minierës së litiumit në Jadar. Përfaqësues të komunitetit kanë mbajtur një protestë para selisë së Delegacionit të BE-së në Serbi, përmes të cilës kërkuan edhe në emër të studentëve që protestojnë në mbarë vendin që projekti të ndalet.
Ju adresojmë në emër të komunitetit akademik të Serbisë nisur nga njoftimi i fundit i presidentit të Republikës se në ditët në vijim KE-ja do të vendosë për përfshirjen e litiumit të Jadarit në listën e projekteve strategjike për BE-në në fushën e materialeve të rralla
thuhet në kërkesë.
Komuniteti shkencor serb vë në dukje se mendimi i tij dhe i ekspertëve është injoruar tërësisht në këtë çështje që është provuar se ka pasoja serioze mbi shëndetin publik dhe mjedisin. Po ashtu mungesa e transparencës, dhunimi sistematik i të drejtave të pronës, ndërhyrjet e posaçme ligjore të bëra me këtë rast, nënshtrimi i qeverisë serbe ndaj kompanisë “Rio Tinto”, korrupsioni sistematik, janë element të tjerë që prezantohen në protestë. Akamdemikët serbë dhe kërkuesit shkencorë, në tërësi 3000 qytetarë, deklarojnë ndër të tjera se:
Miliona qytetarë serbë, duke invokuar sovranitetin e tyre, nuk do të lejojnë shfrytëzimin dhe procesimin e mineraleve të Jadarit në territorin e tyre
Ndaj edhe i kërkohet KE-së që të REFUZOJË projektin
Ky është një argument po aq tensionues në Serbi sa edhe protesta e studentëve që mori shkas nga incidenti i Novi Sadit.
Add new comment