zgjerimi
Lufta në Europë quhet NATO
Asgjë e re nga samiti i Sllovenisë
Asgjë e re sa i përket integrimit nuk pritet në samitin e Sllovenisë. E mërkura do të mbledhë bashkë në Brdo të Sllovenisë, liderët e Bashkimit Europian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Jutarnji list, e cila i referohet draftit të konkluzioneve që priten në samit "nuk ka një datë për zgjerimin e Bashkimit Evropian".
Pendarovski: Ngërçi i zgjerimit ushqen nacionalizmin në Ballkan
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se ngërçi i procesit të zgjerimit gjeneron në Ballkanin Perëndimor idetë e ndryshimit të kufijve. Në një intervistë për Euronews, Pendarovski shprehet se dokumenti jozyrtar që besohet se ka dalë nga zyra e kryeministrit Slloven, Janez Janša, për ndryshim të kufijve të vendeve që u formuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë, është një ide e rrezikshme, që rrezikon të përgjakë Ballkanin sërish.
Status quo-ja nuk prodhon më stabilitet në Ballkanin Perëndimor
Status quo-ja nuk po garanton më stabilitet në Ballkanin Perëndimor. BE-ja duhet të përqendrohet më shumë te fitoret e vogla në mënyrë që të arrijë qëllimet afatgjata. Ky ishte konkluzioni që doli gjatë panelit “Si të rikthejmë zgjerimin e BE-së në rrugën e duhur? Përparësia te sundimi i ligjit dhe reformës në drejtësi”, organizuar nga “rrjeti WB2EU”.
Karoline Edtstadler, Ministre Federale për BE dhe Kushtetutën e Austrisë, tha se ajo nuk e sheh si negative situatën aktuale në lidhje me procesin e zgjerimit.
Zgjerimi, Rumania dhe Kroacia insistojnë për Ballkanin Perëndimor
Ministrat e Jashtëm të Rumanisë dhe Kroacisë i kërkojnë BE-së mbështetje më gjithëpërfshirëse sa i takon procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Gordan Grlić Radman dhe Bogdan Aurescu kërkuan që kjo çështje të diskutohet në seancën e ardhshme të ministrave të Jashtëm të BE-së.
Çekia dhe Sllovakia bllokojnë dokumentin gjerman të zgjerimit të BE-së
Republika Çeke dhe Sllovakia kanë lëshuar së fundmi në deklaratë të përbashkët përmes së cilës kanë shprehur mosaprovimin e tyre me përfundimet e Këshillit të Europës mbi zgjerimin. Dokumenti në fjalë është propozuar nga presidenca gjermane dhe në qëndrimin e palës çeke dhe sllovake vihen në pikëpyetje ato që quhen “elementë të falsifikimit të historisë”.
Europa detyrohet të hedhë sytë në Ballkan
Europa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Këtë ka deklaruar Përfaqëuesi i Lartë i BE-së për Çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit 2020.
Raportet mbi Procesin e Zgjerimit sigurojnë një vlerësim rigoroz që tregon rrugën përpara, duke theksuar atë që është arritur dhe ku duhet punuar edhe më shumë. Një politikë e besueshme e zgjerimit është një investim në paqen dhe sigurinë për të gjithë Europën, aq më tepër në kohë të sfidave globale në rritje
Zgjerimi i BE-së, propozimi serb: Identifikim konkret i kapjes së shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe heqja e vetos
Një grup qendrash studimore në Serbi kanë përgatitur një draft - propozim për Bashkimin Europian ndaj të cilit apelojnë që në titull për integrimin e Ballkanit Perëndimor, cilësuar si
Plotësim i Europës të së ardhmes
Një qeveri e dështuar ka nevojë për kazanin e vet mediatik
Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila kontrollohet dhe bën politikën e qeverisë shqiptare, raporton sot për një shkrim të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” sipas së cilës Franca ka hequr dorë nga bllokimi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Për ta argumentuar këtë titull, ATSH, referon një intervistë të Këshilltarit për Çështjet Europiane të presidentit francez Macron, Clement Beuane, sipas të cilit kreu i shtetit f
Synimi i Francës është ngadalësimi i procesit të zgjerimit
Kur Franca kishte bllokuar vendimin qoftë edhe të kushtëzuar të Bashkimit Evropian për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, si arsyetim kishte përdorur dëshirën që së pari të ndryshohej metodologjia e procesit të zgjerimit e më pas të merrej vendimi.
Atëherë Franca nuk kishte dhënë vetë ndonjë propozim konkret, por vetëm kishte përmendur nevojën që Komisioni Evropian të dalë diku në pranverë me propozim se si të arrihet kjo reformë e metodologjisë.