Lufta në Europë quhet NATO

Postuar në 02 Mars, 2022 15:03
Ted Galen Carpenter

 

Ofensiva ushtarake e Rusisë kundër Ukrainës është një akt agresioni që do t'i bëjë edhe më të rrezikshme tensionet tanimë shqetësuese mes NATO-s dhe Moskës. Lufta e re e Ftohtë e Perëndimit me Rusinë është rikthyer. Vladimir Putin mban përgjegjësi kryesore për këtë zhvillim të fundit, por politika arrogante, e shurdhët përkundrejt Rusisë përgjatë çerek shekullit të fundit, meriton të ketë një pjesë të mirë këtu po ashtu. Analistët e angazhuar ndaj një politike të jashtme amerikane të realizmit dhe vetëpërmbajtjes kanë paralajmëruar për më shumë se një çerek shekulli se zgjerimi i aleancës më të fuqishme ushtarake në histori, drejt një tjetër fuqie të madhe, nuk do të përfundonte mirë. Lufta në Ukrainë është konfirmim përfundimtar i kësaj.

Të mendosh përmes krizës ukrainase - shkaqet

Do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të zgjerosh NATO-n në lindje pa u parë ky veprim nga Rusia si jomiqësor. Edhe skemat më modeste do ta çonin aleancën në kufijtë e Bashkimit të vjetër Sovjetik. Disa prej versioneve më ambicioze e rrethojnë vetë Federatën Ruse

I shkruajta këto fjalë në vitin 1994, në librin tim “Përtej NATO-s: Jashtë luftërave të Europës”, në një kohë kur propozimet për ekspansion mezi ishin në stadin e spekulimeve të rastit në seminaret e politikës së jashtme në Neë York dhe Ëashington. Shtoja se ekspansioni “do të konstituonte një provokim të panevojshëm ndaj Rusisë”.

Ajo çfarë nuk ishte publike në atë kohë, ishte fakti se administrata e Bill Clinton kishte marrë një vit më parë vendimin fatal  për të nxitur përfshirjen e disa vendeve të Traktatit të dikurshëm të Varshavës në NATO. Administrata do të propozonte së shpejti që të ftontë për t’u bërë anëatarë, Poloninë, Republikën Çeke dhe Hungarinë; Senati aprovoi përfshirjen e tyre si anëtare në vitin 1998. Do të ishte e para e disa valëve të ekspansionit të anëtarësimit.

Edhe stadi i parë provokoi kundërshtinë dhe mërinë ruse. Në kujtimet e saj, Madaleine Albright, sekretarja e Shtetit e Clinton, pranon se “Yeltsin dhe patriotët e tij e kundështonin fuqishëm zgjerimin, që e shihnin si një strategji që shfrytëzonte dobësinë e tyre dhe synonte shtyrjen në Lindje të linjës ndarëse të Europës, duke izoluar Rusinë”.

Strobe Talbott, zv.sekretari i Shtetit, e përshkruante ngjashëm sjelljen e Rusisë.

Shumë rusë e shohin NATO-n si një mbetje të Luftës së Ftohtë, qenësisht e drejtuar kundër vendit të tyre. Ata vënë në dukje se kanë shëprbërë Traktatin e Varshavës, aleancën e tyre ushtarake dhe pyesin se pse perëndimi nuk duhet të bëjë një gjë të ngjashme

Është një pyetje e shkëlqyer dhe as administrata Clinton, as pasardhësit e saj, nuk dhanë as edhe një përgjigje sadopak bindëse.

George Kennan, babai intelektual i politikës amerikane të Frenimit gjatë Luftës së Ftohtë, paralajmëroi në mënyrë perceptive, në një intervistë në Neë York Times në maj 1998, se çfarë do të vinte në lëvizje miratimi nga Senati i raundit të parë të zgjerimit të NATO-s.

Mendoj se është fillimi i një lufte të re të Ftohtë. Mendoj se rusët do të reagojnë gradualisht thuajse duke kundërshtuar dhe kjo do të afektojë politikat e tyre. Mendoj se është një gabim tragjik. Nuk kishte arsye për këtë. Askush nuk po kërcënonte kënd

Ai kishte të drejtë, por SHBA dhe liderët e NATO-s vijuan me raunde të tjera të ekspansionit, përfshirë hapin provokues të shtimit në të të tri republikave balltike. Këto të fundit, jo vetëm kishin qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, por ato kishin qenë pjesë edhe e Perandorisë Ruse gjatë erës cariste. Ajo valë e ekspansionit e vendosi NATO-n në kufi me Federatën Ruse. Durimi i Moskës me sjelljen përherë e më intruzive të NATO-s po sosej. Paralajmërimi i fundit miqësor nga Rusia se Aleanca duhet të tërhiqej, erdhi në mars 2007, kur Putin mbajti fjalën në Konferencën Vjetore të Munihut.

NATO i ka vendosur forcat e veta të pararojës në kufijtë tanë

u ankua Putin. Zgjerimi i NATO-s “përfaqëson një provokim serioz që redukton nivelin reciprok të besimit. Dhe ne kemi të drejtë të pyesim: kundër kujt synohet ky ekspansion? Dhe çfarë ndodhi me sigurimet që partnerët tanë perëndimorë bënë pas shpërbërjes së Paktit të Varshavës?"

Në memuaret e tij, Robert M Gates, që shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes në të dyja administratat të George W Bush dhe Barack Obamës, shprehte besimin e tij se “marrëdhënia me Rusinë ishte menaxhuar keq pas largimit nga Presidenca të Bush të vjetër më 1993". Mes hapave të gabuar “marrëveshja e SHBA me Rumaninë dhe Bullgarinë për të kaluar trupa përmes bazave në këto vende ishte një provokim i panevojshëm”.

Në një qortim të nënkuptuar për Bushin e ri, Gates pohonte se “përpjekja për të future Gjeorgjinë dhe Ukrainën në NATO ishte realisht jashtë mundësive”. Ajo lëvizje, kundështonte ai, ishte një rast i “injorimi të pakujdesshëm të asaj që rusët e konsideronin si interes jetik”.

Vitin që pasoi, Kremlini demonstroi se pakënaqësia e tij me inkursionet e vazhdueshme të NATO-s në zonën ruse të sigurisë kishte shkuar përtej fjalëve. Moska shfrytëzoi një provokim idiot nga qeveria pro-perëndimore e Gjeorgjisë për të ndërmarrë një ofensivë ushtarake që i çoi trupat ruse në kufijtë e kryeqytetit. Më pas, Rusia shkëputi dy rajone gjeorgjiane me prirje secesioniste dhe i vendosi ato nën kontrollin faktik rus.

Liderët perëndimorë – veçcanërisht ata në SHBA – vijuan të shtyheshin përtej dritës së kuqe të paralajmërimit. Përfshirja arrogante shokuese e administratës Obama në çështjet e brendshme politike të Ukrainës në vitet 2013-2014, në ndihmë të protestuesve për rrëzimin e presidentit pro-rus, të zgjedhur, ishte provokimi më i paturp që çoi në rritje në kulm të tensioneve. Moska u përgjigj menjëherë duke kapur dhe ankesuar Krimenë dhe kështu niste një luftë e re e Ftohtë, manifestuar me hakmarrje.

A mund të shmangej kriza në Ukrainë?

Ngjarjet përgjatë këtyre muajve të fundit, konstituonin shansin e fundit për të shmangur një luftë të nxehtë në Europë. Putin kërkoi që NATO të jepte garanci mbi disa çështje të sigurisë. Specifikisht, Kremlin donte sigurime detyruese se Aleanca do të reduktonte synimin e rritjes së pranisë ushtarake në Europën Lindore dhe se nuk do t’i ofronte kurrë anëtarësinë Ukrainës. Ai mbështeti kërkesat e veta me dislokimin masiv ushtarak në kufijtë e Ukrainës.

Tragjedia në Ukrainë

Historia do të tregojë se trajtimi i Rusisë nga Washingtoni në dekadat që pasuan rënien e Bashkimit Sovjetik ishte një dështim politik i përmasave epike. Ishte tërësisht e parashikueshme se ekspansioni i NATO-s do të çonte në fund të fundit në thyerje tragjike, ndoshta të dhunshme të relacioneve me Moskën. Analistë të ndryshëm kanë paralajmëruar për pasoja të ngjashme, por ato paralajmërime kaluan pa u dëgjuar. Ne tani po paguajmë çmimin e miopisë dhe arrogancës së politikës së jashtme të establishmentit të SHBA.

Burimi: The Guardian

Përkthimi dhe titulli: Skerdilajd Zaimi 

Comments

Submitted by SB (not verified) on

Cdo popull ka te drejte te zgjedhe vete rrugen se ku do qe te shkoje dhe nga do qe te orientohet.
El derecho de vivir en paz do thoshte Victor Jara

Submitted by Anonymous (not verified) on

E vertete kjo qe thua por, pse xhandari i vetshpallur i Botes qe e quajne Amerike nuk i le popujt e vendeve te Botes te vendosin vet per fatin e tyre? Perfshi ketu Shqiperine qe Kimetja na eshte bere si Enver Hoxha i dyte.....

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te njejten gje do te thoja dhe une! Cdo vend duhet te vendose vete per fatin e tij, qe do te thote, se USA duhet te heqe dore nga xhandari i botes! Nuk e di a ka bere referendum Shqiperia per hyrjen ose jo ne NATO!?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.