Çekia dhe Sllovakia bllokojnë dokumentin gjerman të zgjerimit të BE-së
Republika Çeke dhe Sllovakia kanë lëshuar së fundmi në deklaratë të përbashkët përmes së cilës kanë shprehur mosaprovimin e tyre me përfundimet e Këshillit të Europës mbi zgjerimin. Dokumenti në fjalë është propozuar nga presidenca gjermane dhe në qëndrimin e palës çeke dhe sllovake vihen në pikëpyetje ato që quhen “elementë të falsifikimit të historisë”.
Duke patur parasysh rolin kyç të këtij dokumenti dhe në bazë të një konsiderimi të kujdesshëm ne e kemi të pamundur të japim konsensusin tonëpër draftin e paraqitur për aprovim. Teksti siç është përmbante elementë përfshirë nocionin e falsifikimit historik që në pikëpmajen tonë do të ishin shumë të dëmshme për procesin e zgjerimit dhe mund potencialisht të sjellin komplikime të mëtejshme përgjatë procesit
thuhet në deklaratë.
Është interesante të vihet në dukje fakti se të dyja shtetet kanë shprehur nga ana tjetër keqardhjen e tyre për mospërmbylljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bllokimi i zgjerimit ka lënë të zhgënjyer Bullgarinë e cila tejkaloi disa mosmarrëveshje për Maqedoninë e Veriut që ka lëshuar një deklaratë për shtyp përmes së cilës shpreh keqardhjen dhe paralajmëron se një vendim i tillë vë në diskutim kredibilitetin e BE-së.
Add new comment