veliaj

Ana e errët e eksperimentit Veliaj me Sheshin Skëndërbej (Foto)

Postuar në 14 Qershor, 2017 18:28

Kushtoi 16 milionë euro, por barku i madh prej betoni i mbuluar me pllaka guri të vë para disa pikëpyetjeve sapo e viziton. Ajo që do të gjeni sapo t’i afroheni, nuk do të jenë shatërvanët shumëngjyrësh. As dritat vezulluese të koncerteve të dy netëve të para të inagurimit nuk do të jenë në shesh.

Natën sheshi është një hapësirë e madhe e pandriçuar dhe e zhytur në errësirë. Nuk kuptohet për çfarë arsye sheshi Qëndror i Tiranës duhet të mos jetë i ndriçuar. Është mangësi projektimi apo s'ka përfunduar ende?

Vota për sajdisje ka këtë kuptim "të pacipë" (Video)

Postuar në 24 Maj, 2017 18:16

Kreyefjala është fushata dhe në terren ka nisur puna për të mbledhur vota. Ndaj dhe gjuha e drejtëpërdrejtë ndonjëherë është më e kuptueshme sesa fjalimet butaforike për mrekullitë që do ndodhin më pas. Këtë e ka kuptuar më së miri kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili në gjuhën popullore votën për Partinë Socialiste e ka quajtur “votë për sajdisje”. Edhe më e pacipë mund të quhet kjo që bën si kryetar bashkie. Në këmbim të këtij nderi që e ka kërkuar personalisht ai ka bërë një ofertë publike që mund të quhet ndryshe edhe Pazar publik me taksat e bashkisë.

Tirana abstrakte e Erion Veliajt

Postuar në 23 Prill, 2017 11:33

Lewis Mumford, një nga sociologët urbanistë më të rëndësishëm, ka shpjeguar se mënyra se si zhvillohet një qytet, që nga fasadat e godinave, sheshet, rrugët e deri te kanalizimet, na tregon natyrën e pushtetit që e kontrollon atë. Tirana është qyteti që e ilustron më së miri këtë, duke shfaqur kudo striptizën e një pushteti që nuk kujdeset aspak t’i fshehë paudhësitë e veta. Pushteti është në Tiranë, më i dukshëm dhe më brutal se në çdo qytet tjetër në Europë, duke demonstruar hapur e pa turp se si politika po asfikson jetën e qytetarit, duke e bërë këtë qytet të pajetueshëm dhe depresiv.

Z. Veliaj, ju lutem bëni transparencë!

Postuar në 19 Prill, 2017 13:29

Ata që shpresonin se Erjon Veliaj nuk do të dilte sot në media, u zhgënjyen. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka prezantuar atë që e quajti vetë: Portali i Transparencës. Emri tregëtar: “Open Data”.

“Besoj se asnjë shoqëri nuk është rrëzuar nga tepria e informacionit. Sot jemi në një situatë që nuk besoj se do i vijë dëm bashkisë. Vetëm njerëzit kur kanë informacion të bollshëm mund të marrin vendime si për qytetin ashtu edhe për familjen, unë jam njeri me ambicie ndaj e dua Tiranën të parën për transparencën “, tha Veliaj.

Komike dhe dramatike/Veliaj propozon lojën e tavllës si orë të detyrueshme mësimi në shkolla

Postuar në 11 Prill, 2017 18:11

Ja një shembull sesi budallallëku i politikës dhe mania për të rënë në sy bëjnë dëme. Sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, mendoi që të përcillte një mesazh të tillë nga një aktivitet në një shkollë në Tiranë: 

E - Zopi i krizës politike

Postuar në 11 Prill, 2017 14:34

Përpjekjes për të bindur opinionin se pjesëmarrja në zgjedhje në datën e caktuar është më e rëndëishme se çdo negociatë i është shtuar pa ja kërkuar kush edhe Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me improvizimet e zakonshme bajate, thjesht për të dalë njëherë në ekran, për të mos mbetur në periferi të zhurmës, pa ndonjë ide dhe kuptohet pa ndonjë peshë për t’u patur në refene. Për këtë arsye nuk kuptohet se kujt i dërgohen mesazhet e zotërisë në fjalë që mundet edhe të jenë pantonimike, thjesht me gjeste.

Suksesi i konçesionuar i Erion Veliajt

Postuar në 06 Prill, 2017 13:46

Ka një lloj konstatimi se kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj pamvarësisht retorikës shumë herë të tepruar që përdor në daljet publike po kryen disa punë që kontrastojnë dukshëm me “gjumin” e ish-kryebashkut Lulzim Basha. Në më shumë se 1 vit që drejton bashkinë e kryeqytetit Erion Veliaj ka rritur koston e transportit publik, ka taksuar parkimin e automjeteve dhe ka marrë autorësinë e të paktën 2 veprave të mëdha publike, Bulevardit të Ri të Tiranës dhe Pazarit të Ri, për të cilat Partia Demokratike thotë se janë projekte të nisura nga ish-kryetari Basha.

Karriera e Medvedev u dëmtua, në mos u prish. Keni parë një gjë të tillë në Shqipërinë europiane?

Postuar në 30 Mars, 2017 10:23

Në vende me tendenca autoritare si Shqipëria ka një ide se beniaminët e atij që ka pushtetin janë të pacenueshëm në ambiciet e veta politike. Shembuj konkretë: Lulzim Basha u zgjodh në krye të PD-së thjesht se kështu donte Sali Berisha. Një tjetër: Erjon Veliaj u bë kryetar bashkie në Tiranë dhe po  lejohet të kultivojë ambicien për kryetar PS-së dhe kryeministër me lejen e qartë dhe bekimin e Edi Ramës.

Marifetet që shiten me të madhe si punë

Postuar në 26 Mars, 2017 11:06

Erjon Veliaj vijon të jetë prezent në media(ato serioze) thuajse për çdo “aktivitet” publik. Nëse hedhim një sy statistikës dhe intensitetit të prezencës së Veliajt në media, ekrane dhe online, mundet shumë mirë të parashikojmë se edhe dalja e tij nga shtëpia një ditë do të konsiderohet sensacion. 

Paralizohet trafiku në Tiranë nga koncerti i Leonard Bombajt (Video)

Postuar në 25 Mars, 2017 13:10

Një aktivitet i Sirea Film për Rekordet Guinnes është bërë shkak që ndonëse ditë e shtunë trafiku në Tiranë të paralizohet. Me lejen e Bashkisë së Tiranës, koncerti do të mbahet në sheshin mes Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Energjisë për dy ditë. Për këtë arsye Policia e Rrugore të Tiranës është urdhëruar të bllokojë trafikun edhe në disa akse të rëndësishme, duke këshilluar qytetarët të evitojnë qarkullimin në drejtim të “Dëshmorëve të Kombit” dhe rrugët “Çamëria”, “Myslym Shyri”.

Pages

Subscribe to RSS - veliaj