Z. Veliaj, ju lutem bëni transparencë!

Postuar në 19 Prill, 2017 13:29

Ata që shpresonin se Erjon Veliaj nuk do të dilte sot në media, u zhgënjyen. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka prezantuar atë që e quajti vetë: Portali i Transparencës. Emri tregëtar: “Open Data”.

“Besoj se asnjë shoqëri nuk është rrëzuar nga tepria e informacionit. Sot jemi në një situatë që nuk besoj se do i vijë dëm bashkisë. Vetëm njerëzit kur kanë informacion të bollshëm mund të marrin vendime si për qytetin ashtu edhe për familjen, unë jam njeri me ambicie ndaj e dua Tiranën të parën për transparencën “, tha Veliaj.

Së pari duhet thënë se investimet dhe vullneti për transparencë është gjë e mirë dhe duhet përkrahur. Por nuk është thjesht transparenca ajo që përbën problem edhe në drejtimin e Tiranës, por marrja e përgjegjësive dhe vënia para tyre. Shkeljet e ligjit në Tiranë janë kaq flagrante, saqë sot që flasim zotëria që tregon përralla banale për teprinë e informacionit, është i ndjekur penalisht për FALLSIFIKIM FIRME.

Ja disa çështje për të cilat Veliaj është mirë të bëjë transparencë:

  • Deklaroi në fushatë zgjedhore se nuk do të kishte ndërtime nga zona e Liqenit. U ndërhy, madje pritet të ngrihen edhe disa kulla.

Pse ndodhi kjo dhe a është e vërtetë çështja e kullave?

  • Sheshi “Skënderbej” u shtua me një parkim nëntokësor, njoftuar nga kryeministri në Facebook pa e begenisur fare z. Veliaj.

Pse ndodhi kjo dhe ka një detyrim për të shpjeguar z. Veliaj në këtë rast?

  • Ndërtimi i urës së re te ish-Ekspozita u bë pa leje punimesh. Për këtë pati denoncime publike.

Pse ndodhi një gjë e tillë dhe ku shkuan paratë?

  • Taksa e përkohshme e arsimit u aplikua pa prezantuar një plan paraprak për ndërtimin e shkollave të reja, është antikushtetuese dhe pas aplikimit të saj u deklarua se paratë e mbledhura prej saj do të jepen për ndërtim shkollash me konçesion.

Pse kryhet një veprim i tillë dhe ku është këtu transparenca?

  • Ndërtimi i ri në oborrin e Partisë Socialiste është pa leje të dukshme publike. Akt ky i denoncuar nga Gergj Bojaxhi.

Pse ndodh një gjë e tillë dhe a ka shkelje ligji z. Veliaj? Pse nuk ndërhyn Bashkia?

  • Viktimat në landfillin e mbetjeve akuzojnë z. Veliaj jo për vepra penale direkte, por për përgjegjësi pasi ai si kryetar Bashkie doli me garanci publike se punëtorët  aty do të ishin të siguruar.

Pse i jeni shmangur të vërtetës z. kryetar i Bashkisë? A jeni ju përgjegjës për shkarkime gazetarësh?

  • Në disa media, përfshirë edhe televizionin publik është ngritur së fundmi çështja e higjenës së depozitave të ujit. Duke qenë se Bashkia e Tiranës mori përsipër procesin e zgjedhjes së administratorëve të pallateve që duhet të zgjidhen me votë, si qëndron situata dhe çfarë do të bëhet?

Së fundmi, është bërë me dije se në Tiranë do të ngrihet një Kullë e madhe që do të ndërtohet nga një kompani arabe. Disa pyetje për kryetarin e Bashkisë në emër të Transparencës që pretendon se e ka kodin e vet zakonor:

Pse nuk e ka informuar publikun bashkia?

Çfarë dokumetacioni kanë bërë prezent arabët si kredenciale për të nisur punën? A u audituan, a sollën letër garanci?

Duke patur parasysh sa më sipër, mund të na thoni z. Veliaj se cilat janë garancitë që keni ju saqë keni kërkuar ligj të posaçëm për ndërtimin e kullës?

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

Bukur e keni "qendisur" por mos u mundoni kot. Demokracia jone delikate po ben regres cdo 24 ore. Keta, ate qe kane planifikuar ne kurriz te shumekujt do ta realizojne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.