veliaj
Provohet mashtrimi publik i Veliajt me aktivitetet në Tiranë
Është thuajse çdo ditë i pranishëm në ekranet televizive në funksion të mitit propagandistik që ka ngritur rreth vetes dhe stafit të bashkisë se ai është 24 orë në punë. Jo rastësisht Tv-të kombëtare nuk neglizhojnë asnjë material filmik të mbërritur nga zyrat e bashkisë për inagurimet, inspektimet apo projektimet e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj që po promovon si diçka të jashtëzakonshme punën rutinë që ka si drejtues lokal.
Pikëpyetjet mbi axhendën e Veliajt, kryebashkiaku mohon udhëtimin me çarter
Partia Demokrattike ka ngritur disa pikëpyetje mbi një udhëtim me çarter sipas saj të kryebashkiakut Erion Veliaj dy ditë më parë. Kordinatorja e marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma sqaroi se:
Inagurime ideatorësh dhe historish politike të projektit Rama
Në Tiranë nisi shtrimi i pllakave të bulevardit të ri, një zgjatim i bulevardit ekzistues që nis nga ish-stacioni i Trenit dhe vijon drejt Paskuqanit. Një projekt i domosdoshëm dhe i vonuar për Tiranën që siç u tha ka ekzistuar që në kohën e Mbretit Zog dhe i riparë si në kohën e qeverisë së Adil Çarçanit dhe më vonë, gjatë qeverisjes së Fatos Nanos për të marrë formë konkrete gjatë drejtimit të Bashkisë nga ish-kryetari Lulzim Basha, i cili pati meritën e vetme që nisi veprimet në terren.
"Do edhe milionat, do edhe karrierën në parti". Bën edhe moral...
Besnik Aliaj, këshilltar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, deklaroi sot se do të jepte dorëheqjen nëse miratohej plani urbanistik i Tiranës. Aliaj ka bërë të alarmuarin duke e kritikuar atë. Mirëpo Veliaj ka reaguar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke dhënë këto sqarime që kompromentojnë moralin e fabulës së treguar nga këshilltari demokrat:
Mbyllja e “Dosjes” Veliaj, PD kërkon ndërhyrjen e Llallës
Partia Demokratike i kërkoi prokurorit të Përgjithshëm të ndërhyjë për të mos lejuar mbylljen e dosjeve hetimore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është kallëzuar për tre çështje.
Si u kthye në konçesion taksa “Veliaj” për arsimin
Nga janari i këtij viti çdo familje në kryeqytet u detyrua të paguajë 1800 lekë në vit si taksë për infrastrukturën arsimore ndërsa biznesi derdhi në arkën e bashkisë nga 18 mijë në 37 mijë lekë në vit. Thuajse një vit nga ky vendim i Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës pranoi për herë të parë publikisht se Taksa e Infrastrukturë Arsimore u vendos për të financuar një koncesion me vlerë mbi 6.2 miliardë lekë ose rreth 46 milionë euro, deri më tani i mbajtur i fshehtë.
Denoncimi: Motra e drejtorit të Veliajt, hartuese e projektit për parkingjet me pagesë
Kryetari i këshilltarëve të PD në Bashki, Leonard Olli, denoncoi kryebashkiakun Erion Veliaj për afera klienteliste me projektin e parkingjeve me pagesë për banorët e Tiranës. Bazuar në investigime të medias, Olli tha se hartuese e këtyre projekteve është motra e një drejtori të bashkisë së drejtuar nga Veliaj.
Rasti Veliaj, BE thirrje të shmanget censura në media (rekomandimi, dokument)
Bashkimi Europian shpreh shqetësim për censurën ndaj medias në Shqipëri, në prag të daljes së opinionit të përvitshëm mbi përparimin e vendit tonë, në pritje të hapjes së negociatave të antarësimit. ABC News ka siguruar draftin e rekomandimeve që do dalin nga mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri, që do mbahet në Bruksel, javën e ardhshme, më 7 e 8 Nëntor.
Mesazh për kryetarin e bashkisë
Në Tiranë jane shpërndarë imazhe të Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit që mbeti i vdekur në landfillin e Sharrës. Akuza për Veliajn dhe mbishkrimi që shoqëron imazhet është: Censurë!
Përfundimtare, taksa e ndërtimit në Tiranë 8%. Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Veliajt
Këshilli Bashkiak i Tiranës rriti vjet taksën e ndërtimit si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura nga fitimet e ndërtuesve. Taksa 8% e propozuar nga bashkia u kundërshtua me forcë nga ndërtuesit, të cilët ankimuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tyre, taksa mbi infrastrukturën nënkupton ofromin e shërbimeve publike përreth ndërtimit, rrugën, instalimin e linjave të energjisë elektrike, ujësjellës etj. Por, të gjitha këto shërbime, ndërtuesit thonë se i bëjnë vetë, çka dyfishon shpenzimet për ndikimin në infrastrukturë sipas tyre.