Përfundimtare, taksa e ndërtimit në Tiranë 8%. Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Veliajt
Këshilli Bashkiak i Tiranës rriti vjet taksën e ndërtimit si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura nga fitimet e ndërtuesve. Taksa 8% e propozuar nga bashkia u kundërshtua me forcë nga ndërtuesit, të cilët ankimuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tyre, taksa mbi infrastrukturën nënkupton ofromin e shërbimeve publike përreth ndërtimit, rrugën, instalimin e linjave të energjisë elektrike, ujësjellës etj. Por, të gjitha këto shërbime, ndërtuesit thonë se i bëjnë vetë, çka dyfishon shpenzimet për ndikimin në infrastrukturë sipas tyre.
Burime nga Gjykata Kushtetuese thanë për Tema se në mbledhjen e sotme kërkesa e ndërtuesve u rrëzua me një votim të ngushtë 4 me 3 në favor të Bashkisë së Tiranës, duke lënë një herë e mirë në fuqi taksën 8% për ndërtuesit.
Add new comment