veliaj
Partneriteti Top Channel - Erion Veliaj
Televizioni kombëtar Top Channel ka shfaqur më datën 26 Nëntor një kronikë mbi Panairin e Brukselit dhe pjesëmarrjen e Bashkisë së Tiranës në të. Ndryshe nga TV-të e tjera, që e kanë bërë traditë tashmë të transmetojnë materialet e gatshme të ardhura nga zyra për shtyp e bashkisë, Televizioni Top Channel e ka ndjekur Erion Veliajn me grup xhirimi nga Tirana në Bruksel për të pasqyruar këtë aktivitet. http://top-channel.tv/2017/11/26/made-in-albania-ne-bruksel/
Mbi “heroin" e zhurmshëm Erion Veliaj!
Në ceremoninë përkujtimore për çlirimin e Tiranës mbajti një fjalim edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Ndër të tjera kryebashkiaku e vuri theksin tek nevoja që ka shoqëria dhe kryeqyteti në veçanti për ata individë që i quajti heronj të heshtur ose të panjohur, ose më thjesht njerëz të përkushtuar që pavarësisht se publiku nuk i njeh japin një kontribut të madh patriotik.
Zbardhet formula e dhënies së shkollave me koncesion nga Veliaj
Ndërtimi i shkollave në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës, po kryhet në një formë që mbart kosto të shtuara për buxhetin e saj, për shkak të llojit të kontratave koncecsionare që po zbatohen në realizimin e këtyre projekteve. Tema Tv ka zbardhur formulën me të cilën operon Bashkia e Tiranës për këto investime, ku ajo shfaqet shfaqet në rolin e një kredimarrësi, jo tek bankat, por te kompanitë që do të ndërtojnë 5 shkolla me koncesion në njësitë 9 dhe 11.
Eri, ku je?
Modestia e Erion Veliajt ka kapërcyer çdo kufi. Edhe një ditë që e pati pushim nuk e bëri të madhe. Themi e bëri pushim sepse për herë të parë pas dy vitesh nuk u shfaq në ekrane për të folur për punët lart e poshtë në Tiranë me mëngë të përveshura apo lopata në duar.
Ai vetë ka thënë që punon 24 orë në ditë pa pushim dhe nga sa kuptohet duhet të jetë dikush tjetër që i ka mbushur mendjen të bëjë një ditë pushim, për më tepër që mileti ka me ç'të englendiset tani që Tahiri po numëron petalet me dilemën "më fusin në burg, nuk më fusin në burg".
Lajmshitësi Veliaj, pa skrupuj; inauguron thertoren e 5 viteve më parë (Video)
Zyra për shtyp e Erion Veliajt shpërndau këtë të enjte materiale video mbi hapjen e të parës thertore publike nga Bashkia e Tiranës në zonën e Vaqarrit. Një projekt që sipas Bashkisë, përveçse do të disiplinojë situatën me konsumin e mishit në Tiranë, do të shmangë ndotjen e mbi të gjitha do të ofrojë informacion për mishin e kontrolluar dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës.
Pabesia e Veliajt, banorët e Shkozës përplasen te ambasadori i SHBA
Historia përsëritet, kur s'ka më asnjë shpresë se shteti shqiptar mund të ofrojë zgjidhje dhe të bëjë drejtësi qytetarët e këtij vendi shkojnë aty ku janë përplasur sa herë halli i tyre nuk është halli i qeverisë apo bashkisë. Ashtu si Filedzja që kërcënohej me jetë nga ish-bashkeshorti i saj dhe nuk ndjeu asnjë mbrojtje nga institucionet, edhe banorët e Shkozës të cilët janë rrethuar nga fadromat iu drejtuan për ndihmë ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Bashkia u kërkon pronën falas banorëve për të shmangur procedurat
Bashkia e Tiranës shpërndau të premten një material mbi inspektimin e kryebashkiakut Veliaj në zonën e Selitës, e cila po i nënshtrohet një rikualifikimi urban. Veç të tjerash Veliaj kërkoi nga banorët të bëjnë një sakrificë dhe t’i lirojnë bashkisë 1 metër nga avllitë e tyre në në funksion të projektit në fjalë.
Modeli Veliaj në Bashkinë e Kamzës: S’ka pushime për Xhelal Mziun
Bashkia e Kamzës ka shpërndarë të enjten një njoftim me titullin: Kamëz, s’ka pushime për Xhelal Mziun, vazhdon në krye të punëve, inspekton punimet në infrastrukturën rrugore. Më tej thuhet se “pas inspektimeve në rrugën “Elez Isufi” në lagjen nr. 1 Bathore, një rrugë me të gjitha standardet, kryebashkiaku Mziu ka vijuar turin e inspektimeve në të tjera investime të Bashkisë, që vijojnë të realizohen ditë pas dite, edhe pse është sezon veror dhe temperatura maksimale”.
Flet për Tiranën, poston foto nga kontinent tjetër – emri: Erjon Veliaj
Edi Rama na thotë mirëmëngjes. Por edhe Erjon Veliaj e ka nisur këtë zanat. Të dy harrojnë të na thonë natën e mirë, por të paktën na kënaqin sytë me foto të bukura. Vetëm se Veliaj, nga ëndrrat që ka për Tiranën, ndodh që ta ngatërrojë me ndonjë vend tjetër. Të paktën këtë vërejtje ja bëjnë në Facebook me një foto që ai e di në Tiranë, ndërkohë që siç duket është në një kontinent tjetër. Sigurisht që po të klikoni linkun që ju çon në profilin e Veliajt, ku ishte postuar foto, ajo nuk ekziston më. Sepse që Tirana të bëhet SHBA duhet edhe një mandat tjetër…
Shqipëria, një mrekulli. E thotë në anglisht ish-këshilltari i ish-kryeministrit britanik, i përkthyer shqip
Sot paradite syve të lexuesve të mediave online u është ngjitur në sy një përkthim I një shkrimi të Alastair Campbell, ish-këshilltar i kryeministrit Tony Blair. Fjalë të sheqerosura për Shqipërinë, drejtuar britanikëve që duhet të heqin dorë nga paragjykimet për vendin tonë dhe të vijnë e të pushojnë këtu. Fjalët përfshijnë mrekullinë e brigjeve shqiptare që sipas shkencës morfologjikisht, gjeologjikisht dhe për numër ditësh me diell, janë thuajse identikë me ato të Malit të Zi, Kroacisë dhe Greqisë.