Mbi “heroin" e zhurmshëm Erion Veliaj!

Postuar në 17 Nëntor, 2017 19:12

Në ceremoninë përkujtimore për çlirimin e Tiranës mbajti një fjalim edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ndër të tjera kryebashkiaku e vuri theksin tek nevoja që ka shoqëria dhe kryeqyteti në veçanti për ata individë që i quajti heronj të heshtur ose të panjohur, ose më thjesht njerëz të përkushtuar që pavarësisht se publiku nuk i njeh japin një kontribut të madh patriotik.

Mbi këtë përkufizim, të frymëzuar nga simbolika e “Partizanit të Panjohur” zoti Veliaj fton qytetarët të pozicionohen politikisht, madje duke hequr paralele edhe me kohën e luftës, ku sipas tij disa dhanë jetën e disa të tjerë jo. Qartazi kryetari i Bashkisë la të kuptohet se e rreshton veten në kahun e atyre që dje sakrifikuan jetën për atdheun, ndrësa sot i shërbejnë atdheut në një formë tjetër.

Çfarë kërkon kryetari i Bashkisë të përqafohet nga shoqëria  është e kundërta e modelit që ai përfaqëson. Ai është shembulli më tipik i zyrtarit të zgjedhur lokal që ka një raport të zhdrejtë me “heroizmin e heshtur” dhe të vërtetën bruto ose thënë në gjuhën gazetareske, të vërtetën e pamontuar apo të pamanipuluar.

Nëse flasim me të njëjtat referenca kryebashkiaku Veliaj mund të quhet pa rezerva “heroi më i zhurmshëm” i bëmave të tij. Statistikisht kjo mund të provohet lehtësisht, pasi kryebashkiaku Veliaj servir çdo ditë në media materiale të përgatitura nga stafi i tij për veprimtari që kanë të bëjnë me punën e bashkisë që  ai drejton.  

Tashmë ka fakte që inagurime dhe punë të bashkisë që janë transmetuar në mediat kombëtare apo lokale  si punë të zotit Veliaj kanë rezultuar ngjarje të inskenuara në kuadër të vetëpromovimit të kryetarit të Bashkisë. Këto të vërtetuara nga krahasimi i materialeve të gatshme të zyrës për shtyp të bashkisë së Tiranës dhe kronikave  të dokumentuara nga mediat në periudha të ndryshme kohore.

Përmendim këtu rastin e thertores në Vaqarr apo shkollës Betim Muço, të cilin kryetari i bashkisë së Tiranës e inaguroi tre herë që nga fillimi deri në përfundim të punimeve. Zoti Veliaj është shfaqur me inagurime në media edhe kur ai ka qenë jashtë vendi. (Lexo këtu) http://www.respublica.al/2017/10/05/lajmshit%C3%ABsi-veliaj-pa-skrupuj-inauguron-thertoren-e-5-viteve-m%C3%AB-par%C3%AB-video

Raporti i zotit Veliaj me median është një kampion që vlen për t’u përcjellë si problematikë edhe në organizmat europianë që mbulojnë apo monitorojnë çështjet që kanë të bëjnë me lirinë e medias. Kryebashkiaku i Tiranës është shembulli më i keq i ndikimit mbi median(në forma që duhen hetuar)për interesa të pushtetit dhe karrierës së tij politike. Përfaqësues të medias pranojnë se transmetimi i materialeve të bashkisë së Tiranës nuk bëhet mbi vlerësime që lidhen me lajmin në vetvete, por me porositë e ardhura nga eprorët e redaksive.

Për t’iu kthyer reeferencave që zoti Veliaj përmendi në ceremoninë e çlirimit të Tiranës ajo çfarë mund të quhet ngjashmëri mes “partizanit të panjohur”  dhe Zoti Veliaj është ana tjetër e medaljes. Vendimet apo ngjarjet që  bashkia e Tiranës dhe Zoti Veliaj i mbajnë të fshehta publikut.  Rasti më flagrant është ai i Myrvete Dukës apo i djalit 17 vjeçar Ardit Gjoklaj, dy persona  që mbetën viktima në landfillin e Sharrës.

Për të mos folur pë transparencën e taksave apo dhe projekteve publike që paguhen me paratë e qytetarëve, të cilët gjobiten ditën për diell nga ndërmarrje publike të bashkisë që drejton zoti Veliaj, siç është rasti i Ujesjellësit të Tiranës që ka zëvendësuar në masë sahatet e ujit në shkelje të kontratës me abonentët duke u faturuar 5 mijë lekë të reja për çdo sahat. (Lexo këtu): http://www.respublica.al/2017/11/15/skandali-me-sahatet-e-ujit-bashkia-ua-faturon-qytetar%C3%ABve

Comments

Submitted by selim (not verified) on

Nuk eshte e drejte qe sahatet e ujit te paguhen nga qytetaret perderisa ata nuk jane te qytetareve por te bashkise ose me mire me thene te ujesjellesit.Po ta blejne qytetaret sahatin ata kane te drejte te bejne cte duan me te sepse eshte i tyre por sipas rregullores ata nuk kane te drejte te nderhyjne sepse nuk eshte i tyre.E qytetarit eshte cfar eshte mbas sahatit keshtu qe nuk kane edhe pse te paguajne nje gje qe nuk eshte e tyre.

Submitted by Andrea (not verified) on

Nuk dua te shkoj larg kufinjve te Shqiperise, por nese Veliaj do ishte kryebashkiak i Kosoves se paku, populli do ta kishte terhequr zvarre neper rruget e qytetit, e nese do ishte ne Athine mund edhe ta kishin djegur per se gjalli. Nje hajdut ordiner qe vjedh permes ndermarrjeve qe ka ne administrim Bashkia e Tiranes çdo dite banoret e ketij qyteti. Ka nje ore drejtesie per kedo dhe Veliaj do pergjigjet nje dite perpara drejtesise popullore dhe asaj te Zotit. Arsyeja se perse sharlatane e hajdute si Veliaj, apo kushdo qe me pare ka drejtuar pushtetin lokal ne Tirane sillen ne kete menyre me kryeqytetasit eshte se ne kete vend nuk ka shoqeri civile qe te reagoje. Ne te kunder ai dhe kushdo qe tenton te hyje ne politike per te vjedhur do ishin prapa hekurave.

Submitted by Luan (not verified) on

Hajdut ordiner qe na vjedh çdo dite. Te varet dhe e ka pak sharlatani bashkise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.