Bashkia u kërkon pronën falas banorëve për të shmangur procedurat

Postuar në 04 Gusht, 2017 22:11

Bashkia e Tiranës shpërndau të premten një material mbi inspektimin e kryebashkiakut Veliaj në zonën e Selitës, e cila po i nënshtrohet një rikualifikimi urban. Veç të tjerash Veliaj kërkoi nga banorët të bëjnë një sakrificë dhe t’i lirojnë bashkisë 1 metër nga avllitë e tyre në në funksion të projektit në fjalë.

Të gjithë do bëjmë një sakrificë. Ne do të bëjmë sakrificën e orëve të gjata, me temperatura të larta, ata do të duhet të bëjnë sakrificën e vetëm një metri hapësirë të avllive të tyre, që kur të bëhet puna, të bëhet njëherë e mirë e të mos i rikthehemi vit pas viti për çdo trotuar. 90% e qytetarëve janë bashkëpunues, edhe ai 10% që nuk është bashkëpunues, duhet të kuptojë që përpara se të na vijë civilizimi në tokë, duhet të na vijë civilizimi në kokë dhe nëse nuk bashkëpunojmë me Bashkinë, që edhe në 40 gradë është duke punuar me të njëjtin ritëm si në çdo ditë të vitit, atëherë do të jetë shumë e vështirë që të kemi Tiranën ëndrrave tona”- deklaroi Veliaj.

Respublica u interesua pranë bashkisë së Tiranës se çfarë procedure po ndiqet për lirimin nga banorët të 1 metri hapësirë nga avllitë e tyre dhe mori përgjigjen se për shtëpitë e palegalizuara ky është urdhër, ndërsa për pronat e legalizuara është kërkesë për mirëkuptim nga qytetarët, pra që ata ta falin 1 metër nga prona e tyre, pa kërkuar shpronësim publik. “Sepse një shpronësim, qoftë edhe 1m, bashkisë i ha shumë muaj kohë, janë shumë procedura, e ka raste që çështja mund të përfundojë gjyqeve, sepse prona mund të shpronesohet edhe e tëra pastaj, kështu që zgjedhim rrugën e mirëkuptimit, qytetari del prap i fituar se zona del në dritë”- thotë sqarimi i zëdhënësit të Bashkisë së Tiranës për Respublica.

 

Comments

Submitted by koment (not verified) on

Kur tregon edhe kulacin edhe kerbacin nuk quhet mirekuptim por zhvatje. Ky miku i fiqve kete procedure e njeh mire.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.