procedurat
Teatri Kombëtar, KLSH kërkon auditimin për procedurat dhe gjendjen juridike të pronave
Një javë më parë, presidenti Ilir Meta ktheu ligjin për Teatrin, duke argumentuar 8 shkelje të tij, ndërsa theksonte se shkel dhe cenon Kushtetutën. Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se tashmë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar të kryejë auditimin po për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Regjistrimi i makinave/ Reduktohen procedurat, por jo tarifat
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor po përgatit një sërë aktesh nënligjore të cilat parashikojnë lehtësimin të procedurave për regjistirimin e mjeteve për herë të parë dhe ndryshimin e pronësisë. Lajmin e bënë të ditur për Tema Tv, Drejtori i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve, Fiqiri Midha, ndërsa kjo drejtori ende nuk ka një përgjigje për kalimin e kontrollit fizik të mjeteve te privati.
Bashkia u kërkon pronën falas banorëve për të shmangur procedurat
Bashkia e Tiranës shpërndau të premten një material mbi inspektimin e kryebashkiakut Veliaj në zonën e Selitës, e cila po i nënshtrohet një rikualifikimi urban. Veç të tjerash Veliaj kërkoi nga banorët të bëjnë një sakrificë dhe t’i lirojnë bashkisë 1 metër nga avllitë e tyre në në funksion të projektit në fjalë.
Anashkalim dhe shkelje e ligjit si standard – që nga restaurimi i kryeministrisë e deri te busti i Clinton në Sarandë
Një media lokale e Sarandës, “sarandaweb.net”, raporton se Këshilli Bashkiak i këtij qyteti ka miratuar – me propozim – të kryetares së bashkisë, Floriana Koka – vendosjen e një busti të Hillary Clinton, në bulevardin kryesor të qytetit. Meqenëse koha dhe nervi për të debatuar për monumentet që ngremë, një formë e ngurtësuar e kujtesës së të ardhmes, nuk ekziston, mbetet që vëmendja të transferohet te prcedurat dhe transparenca. Ja si po procedohet për bustin e Clinton, sipas “sarandaweb.net”:
Intervista/Monitorimi inteligjent i transaksioneve nuk ka të bëjë me deklarimin dhe mbledhjen e TVSH-së*
Për Ardjana Shehi, avokat në Kalo&Associates, përpara se të shkohet më tej me propozimin e pakërkuar për ndërtimin e një platforme teknologjike të TVSH-së, duhet të bëhet një përditësim i analizës së problemeve me të cilat jeton sot sistemi i mbledhjes dhe administrimit të tatimeve (përfshirë TVSH-në).
Marrëzia e një udhëzimi - 37 milionë euro penalitete për 100 tonë sheqer pa faturë!
Ministria e Financave po përgatit udhëzimin “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 24 DATË 02.09.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR, i cili do të shërbejë si bazë për zbatimin e ndryshimit të ligjit të procedurave, që hyri në fuqi në 12 nëntor dhe që parashikon ashpërsim të ndjeshëm të gjobave dhe penaliteteve ndaj bizneseve me shkelje.