Lajmshitësi Veliaj, pa skrupuj; inauguron thertoren e 5 viteve më parë (Video)
Zyra për shtyp e Erion Veliajt shpërndau këtë të enjte materiale video mbi hapjen e të parës thertore publike nga Bashkia e Tiranës në zonën e Vaqarrit. Një projekt që sipas Bashkisë, përveçse do të disiplinojë situatën me konsumin e mishit në Tiranë, do të shmangë ndotjen e mbi të gjitha do të ofrojë informacion për mishin e kontrolluar dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës.
Deri këtu gjithçka duket normale, por po të hapësh arkivat rezulton se kjo thertore funksionon të paktën që nga viti 2012 ose për të qenë më konkret që nga koha e Genc Rulit dhe më pas e Edmond Panaritit si ministria Bujqësie, të cilët e kanë prezantuar si një nga thertoret më moderne të ngritura më mbështetjen e qeverive respektive.
Në janar Tv Ora News ka bërë edhe një reportazh mbi këtë thertore që siç thuhet është një nga dy impiantet e therjes së mishit të liçensuara nga bashkia e Tiranës. Madje në faturën që lëshon veterinerja e bashkisë jepen dhe të dhënat mbi thertoren. Erion Veliaj gjeti skenën e radhës për të shitur lajmin e radhës.
Add new comment