Ana e errët e eksperimentit Veliaj me Sheshin Skëndërbej (Foto)

Postuar në 14 Qershor, 2017 18:28

Kushtoi 16 milionë euro, por barku i madh prej betoni i mbuluar me pllaka guri të vë para disa pikëpyetjeve sapo e viziton. Ajo që do të gjeni sapo t’i afroheni, nuk do të jenë shatërvanët shumëngjyrësh. As dritat vezulluese të koncerteve të dy netëve të para të inagurimit nuk do të jenë në shesh.

Natën sheshi është një hapësirë e madhe e pandriçuar dhe e zhytur në errësirë. Nuk kuptohet për çfarë arsye sheshi Qëndror i Tiranës duhet të mos jetë i ndriçuar. Është mangësi projektimi apo s'ka përfunduar ende?

Po ashtu konstatohet me sy të lirë që pllakat e gurit janë në disnivel në aksin që përshkon sheshin diametralisht nga cepi i Hotel Tiranës tek Banka e Shqipërisë.

Nuk ka shëtrvanë përveç disa piletave metalike dhe disa të çarave mes gurëve nga ku del uji për rifreskimin e sheshit dhe ku papritur mund të gjendesh i qullosur nga hedhja e ujit përpjetë pa paralajmërim. 

As 70 mijë bimët e pemët që sipas kryebashkiakut Erion Veliaj përbëjnë gjysmën e gjelbërt të hapësirës së kësaj zone të stërmadhe pedonale nuk do t’ju bien në sy.

Të gjitha këto mund t’i gjeni vetëm në Facebook-un e Kryetarit të Bashkisë ose në arkivat e lajmeve të prodhuara nga zyra e propagandës ai që ka ngritur në Bashki dhe të transmetuara në televizionet e lidhura me interesa financiare me qytetarin e parë të Tiranës.

Në realitet do të gjeni krejt tjetër gjë. Lapsi.al ka publikuar foto pa retushime të sheshit, në një orë të zakontë të mbrëmjes, 3 ditë pas inagurimit. E pakuptimtë si janë  çertifikuar nga supervizori punimet për një vepër që ka kushtuar 16 milionë euro kur defektet dhe problemet duken me sy të lire dhe kur nuk ka nevojë të jesh specialist për t' i dalluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.