eksperimenti

BQE teston euron dixhitale

Postuar në 14 Korrik, 2021 21:40

Banka Qendrore Evropiane do të krijojë një version dixhital të monedhës euro dhe do të ndjekë zbatimin e saj për 24 muaj. Vendimi ishte i pritshëm që kur Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, njoftoi para pak ditësh se po punohet për euron dixhitale.

Shkencëtarët izraelitë fitojnë betejën me plakjen

Postuar në 02 Qershor, 2021 18:04

Studiuesit në Izrael kanë testuar me sukses ngadalësimin e procesit të plakjes. Eksperimenti është kryer me minjtë laboratorikë dhe ka ndezur shpresat për të njëjtin sukses edhe te njerëzit.

“Sekreti” është proteina SIRT6 - e cila "kontrollon shkallën e plakjes së shëndetshme", por zakonisht reduktohet me avancimin e moshës.

Harvardi i thotë 'Jo' për momentin projektit të gjeoinxhinierisë

Postuar në 31 Mars, 2021 23:39

Mund të luftosh ndryshimin e klimës, por jo me çdo mjet. Gjeoinxhineria diellore është një prej tyre. Ideja është të bllokosh një pjesë të rrezeve të diellit që të mos arrijnë në sipërfaqen e Tokës, duke i reflektuar ato në hapësirë me grimca të stratosferës. Ekspertët në këtë pikë nuk janë të sigurt për rreziqet që mund të paraqesë një eksperiment i tillë.

Geni njerëzor gjeneron tru më të madh te majmunët

Postuar në 22 Nëntor, 2020 23:48

Shkencëtarë të Institutit Max Planck në Drezden të Gjermanisë në bashkëpunim me kërkues nga Instituti për Kafshë Eksperimentale në Tokio kanë arritur të realizojnë një fetus majmuni me tru të rritur duke ndërfutur gene njerëzore.

Çernobili, fundi i një eksperimenti (Video)

Postuar në 22 Shkurt, 2019 10:52

Në vitin 1986, kur shpërtheu centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, një sipërfaqe prej 4,000 kilometrash katrorë u shkatërrua brenda natës.

Eksperimenti që duhet ta shohë çdo duhanpirës (Video)

Postuar në 29 Dhjetor, 2018 12:52

Departamenti i Shëndetit Publik në Angli u investua në një eksperiment për të bindur duhanpirësit të tymosin cigare elektronike deri sa të heqin dorë përfundimisht dorë nga ky ves.

Kjo pasi në shumë persona është krijuar bindja se cigarja elektronike është e njëjtë ose edhe më e dëmshme se cigarja tradicionale.

Gati qeveria e re në Itali, Europa në ankth

Postuar në 20 Maj, 2018 18:46

Italia më në fund duket se do të ketë qeverinë e dalë nga zgjedhjet e fundit. "Marrëveshja për qeverinë e re të Italisë dhe emrin e kryeministrit është përfunduar"- tha kreu i Lega Mateo Salvini. 
Kryeministri nuk do të jetë asnjë nga liderët e dy partive, Lega Nord dhe Pesë Yjet. Salvinini dhe Di Maio u takuan përsëri në Romë për të përcaktuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Eksperimenti austriak me emigrantët

Postuar në 19 Dhjetor, 2017 16:03

Qeveria e re austriake do të jetë në vëmendjen e vendeve europiane pasi ka në përbërje të saj Partinë e Lirisë, falë prezencës së të cilës, Austria bëhet vendi i parë i Europës Perëndimore që implementon politikat e emigracionit të promovuara nga partitë e ekstremit të djathtë.

Ana e errët e eksperimentit Veliaj me Sheshin Skëndërbej (Foto)

Postuar në 14 Qershor, 2017 18:28

Kushtoi 16 milionë euro, por barku i madh prej betoni i mbuluar me pllaka guri të vë para disa pikëpyetjeve sapo e viziton. Ajo që do të gjeni sapo t’i afroheni, nuk do të jenë shatërvanët shumëngjyrësh. As dritat vezulluese të koncerteve të dy netëve të para të inagurimit nuk do të jenë në shesh.

Natën sheshi është një hapësirë e madhe e pandriçuar dhe e zhytur në errësirë. Nuk kuptohet për çfarë arsye sheshi Qëndror i Tiranës duhet të mos jetë i ndriçuar. Është mangësi projektimi apo s'ka përfunduar ende?

Dëshmia e parë e plotë e eksperimentit të hipotermisë në Dachau

Postuar në 26 Janar, 2016 02:23

Një dëshmi e re ka dalë në dritë nga terrori nazist në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një i mbijetuar nga kampi i Dachaut, ka depozituar në vitin 1951 një dëshmi të jetës së vet në kampe, ku përfshihen eksperimente të tilla si hipotermia terminale dhe infektimi i qëllimshëm me malarie. Personi  quhet Reinz Reimer, i cili përveç Dachaut ka qenë edhe në Mauthausen dhe dëshmia e tij u zbulua së fundmi në Arkivën e Qendrës Sioniste në Jeruzalem. Reimer konsiderohet një ndër të rrallët që iu nënshtrua eksperimenteve të hipotermisë dhe mbijetoi.

Pages

Subscribe to RSS - eksperimenti