vaksinat
Biznesi i madh i vaksinave, 150 miliardë vetëm gjatë vitit 2021
Vuçiç i dhuron 10 000 vaksina Bosnje-Hercegovinës
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka bërë sot një lëvizje politike që me gjasë shenjon një konfirmim të një roli të ri të Beogradit në politikën rajonale. Mediat serbe raportojnë se ai ka vizituar Sarajevën për të dorëzuar një paketë ndihme prej 5000 dozash vaksine AstraZeneca në formë dhurate. Ai është pritur nga presidenti i Republikës Srpska, pjesë kosntituive e Federatës, Milorad Dodik dhe anëtari boshnjak i presidencës, Sefik Dzaferoviç. Në aeroport nuk ka qenë i pranishëm presidenti i Bosnjes, kroati Zhelko Komshiç, që më herët u tha se do të priste homologhun serb.
Vaksinat, Austria dhe Danimarka “shkëputen” nga BE
Austria dhe Danimarka do të ndryshojnë kursin në lidhje me vaksinat anti-Covid. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, para udhëtimit të tij në Izrael, njoftoi se vendi i tij do të prodhojë vaksina në bashkëpunim me Izraelin.
“Nuk do të mbështetemi më te BE-ja në të ardhmen dhe, së bashku me Izraelin, do të prodhojmë doza të vaksinave të gjeneratës së dytë për mutacione të mëtejshme të koronavirusit dhe të punojmë së bashku për të kërkuar mundësi trajtimi në vitet e ardhshme", citohet Kurz nga agjencia APA.
Dubai, 2 miliardë vaksina brenda 2021 për vendet në zhvillim
Ndarjet që ka shkaktuar vaksina dhe pamundësitë e disa vendeve për ta siguruar po krijojnë terren për manovra të reja.
Kompanitë më të mëdha në Dubai janë mbledhur në një aleancë që synon të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash Covid-19 nëpër botë brenda këtij viti.
Pse vaksinat nuk do ta eliminojnë virusin SARS-CoV-2?
Eliminimi përfundimtar i Covid-19 duket se do të jetë një rrugë e gjatë dhe me të papritura. Shumë vende po shpresojnë se vaksinat do të krijojë imunitet të mjaftueshëm në popullatat e tyre, në mënyrë që SARS-CoV-2 të mos jetë në gjendje të gjejë njerëz të ndjeshëm për të infektuar, duke bërë që transmetimi i koronavirusit të ngadalësohet dhe përfundimisht të ndalet. Por pavarësisht zgjerimit të “hartës” së të vaksinuarve, imunizimi përmes saj mund të mos e arrijë shpejt atë që njihet si imuniteti i tufës.
Sfida e vaksinimit mes privatësisë dhe teknologjisë
Zbulohen çmimet e vaksinave anti-CoVid-19. Pfizer kushton 12 euro/doza
Sekretarja belge e Buxhetit, Eva De Bleeker ka zbuluar pa dashje çmimet e vaksinave anti-CoVid-19. Sipas mediave belge ajo ka postuar në tuiter një listë të çmimeve për gjashtë vaksina që janë në qarkullim dhe të cilat BE mendon të përdorë për vaksinim masiv.
Çmimet variojnë nga 1.78 euro për një dozë në 18 dollarë për një dozë që është vaksina e zhvilluar nga Moderna.
Një shkrim problematik si sinjal se për shëndetin publik duhet të vendosë politika, jo ekspertët
Bill Gates paralajmëron rrezikun nga bioterrorizmi
Bill Gates paralajmëroi në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se njerëzimi kërcënohet nga një formë e re terrorizmi për të cilën nuk jemi të përgatitur. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates është pjesë e Koalicionit, i cili fokusohet në krijimin e vaksinave që mund të ndalojnë shpërthimin e sëmundjeve të ardhshme.
Por teksa organizata ka rreth 700 milionë $ për të shpenzuar, Gates spreh shqetësimin ato nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar këtë lloj kërcënimi.
Shëndeti Publik: Vaksinat janë kineze, por kanë efekt
Vaksinat antigrip vijnë nga kina por kanë efekt. Kështu ka sqaruar Instituti i shëndetit publik, ndërsa shton se vaksinat janë donacion për shtetin shqiptar nga një organizatë shëndetësore amerikane.