Dubai, 2 miliardë vaksina brenda 2021 për vendet në zhvillim
Ndarjet që ka shkaktuar vaksina dhe pamundësitë e disa vendeve për ta siguruar po krijojnë terren për manovra të reja.
Kompanitë më të mëdha në Dubai janë mbledhur në një aleancë që synon të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash Covid-19 nëpër botë brenda këtij viti.
Gjiganti i fluturimeve “Emirates”, operatori i porteve DP World dhe Dubai Airports janë bashkuar për të shpejtuar shpërndarjen e vaksinimit përmes Dubait, qendrës tregtare dhe turistike të Gjirit që tani synon të kthehet edhe në një qendër vaksinash.
Siç raporton “Bloomberg”, e cila u referohet autoriteteve në Dubai, masa "do të përqendrohet veçanërisht në tregjet në zhvillim, ku popullatat janë goditur rëndë nga pandemia dhe transporti farmaceutik dhe logjistika janë sfidë".
Pjesë e aleancës është bërë edhe International Humanitarian City, një qendër globale me bazë në Dubai për reagimin humanitar të emergjencave.
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të fillojnë prodhimin e vaksinës kineze të zhvilluar nga Sinopharm.
Përveç Sinopharm, vendi i pasur me naftë ka aprovuar vaksinën e Pfizer Inc dhe BioNTech SE dhe Sputnik V të Rusisë dhe që atëherë ka zhvilluar një fushatë ambicioze vaksinimi.
Deri më tani, Dubai ka vaksinuar një të katërtën e popullsisë së tij prej 10 milionë banorësh, vendi i tretë për vaksinimin pas SHBA dhe Izraelit.
Add new comment