Zbulohen çmimet e vaksinave anti-CoVid-19. Pfizer kushton 12 euro/doza
Sekretarja belge e Buxhetit, Eva De Bleeker ka zbuluar pa dashje çmimet e vaksinave anti-CoVid-19. Sipas mediave belge ajo ka postuar në tuiter një listë të çmimeve për gjashtë vaksina që janë në qarkullim dhe të cilat BE mendon të përdorë për vaksinim masiv.
Çmimet variojnë nga 1.78 euro për një dozë në 18 dollarë për një dozë që është vaksina e zhvilluar nga Moderna.
Vaksina e zhvilluar nga Pfizer kushton 12 euro/dozë ndaj mund të marrim me mend se Shqipërisë i duhen 5 milion doza që janë 60 milionë euro pa përfshirë këtu infrastrukturën e nevojshme për t’i mbajtur. Deri më tani nuk ka të dhëna publike për buxhetimin nga qeveria të blerjes së vaksinës.
Add new comment