Turqia
UNHCR: Turqia strehon 15% të refugjatëve të botës
Turqia mban peshën më të madhe të refugjatë. Sipas një raporti të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në Turqi kanë gjetur strehë gati 3.7 milionë refugjatë, ose 15% të të gjithë e totalit botëror të njerëzve të zhvendosur nga vendet e tyre.
Si në Libi, Turqia ratifikon marrëveshje sigurie me Autoritetin Palestinez
Turqia ka vendosur të ndërhyjë në Izrael duke vepruar me mekanizmin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Autoritetin Palestinez. Gazeta turke, e afërt em qeverinë, Yeni Safak, raporton se Ankaraja ka ratifikuar marrëveshjen e sigurisë me AP, të firmosur në vitin 2018. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, forcat palestineze të sigurisë do të trajnohe në Akademinë Turke të Xhandarmarisë dhe Rojes Bregdetare, ndërkohë që do të vihen në zbatim projekte afatshkurtër dhe afatgjatë të cilat synojnë rritjen e aftësive të forcave palestineze.
Turqia përkujton 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës
Turqia ka celebruar dje 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës, sot Stambolli. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan ka përcjell një mesazh në tuiter përmes të cilit ka cilësuar se pushtimi i Konstandinopojës është një nga:
fitoret më të lavdishme të historisë sonë
Ai ka referuar Profetin Muhamed që parashikoi marrjen e Konstandinopojës dhe që cilësonte komandantin që do ta korrte atë arritje si ndër më të mirët.
Turqia që sfidon Europën dhe ajo që i mban sytë nga Perëndimi
Turqia si "kalë Troje" në projektin ushtarak europian
Si vend anëtar i NATO-s, Turqia ka paraqitur një kërkesë për të marrë pjesë në projektin ushtarak të BE-së të udhëhequr nga holandezët, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me Greqinë dhe Qipron. Ndërsa kërkesa turke po shqyrtohet, diplomatët e BE janë të ndarë për pjesëmarrjen e mundshme të Ankarasë.
Turqia u ka akorduar shtetësinë 150 000 sirianëve
Turqia u ka dhënë shtetësinë 150 mijë qytetarëve sirianë që ndodhen si refugjatë lufte në vend. Shifra ka dalë gjatë diskutimit të një raporti zyrtar që trajton gjendjen e sirianëve në Turqi dhe ajo është marrë në diskutim me sens kritik nga opozita kryesore turke, Partia Popullore Republikane.
Turqia dhe Egjipti nisin konsultimet për normalizimin e marrëdhënieve
Turqia dhe Egjipti kanë rënë dakord që të nisin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike që kanë pësuar thyerje gjatë tetë viteve të fundit. Media të ndryshme raportojnë se zyrtarë nga të dy vendet do të takohen sot dhe nesër në Kajro dhe siç thuhet delegacioni turk drejtohet nga zv.ministri i Jashtëm Sedat Onal.
Këto bisedime hulumtuese do të përqendrohen në hapat e nevojshëm që mund të çojnë drejt normalizimit të marrëdhnënieve mes të dyja vendeve në planin dypalësh dhe atë rajonal
Zv. presidenti turk: Termi genocid vlen për SHBA, jo për Turqinë
Zëvendës Presidenti i Turqisë, Fuat Oktay ka interpretuar njohjen e Genocidit Armen prej SHBA me dy arsye kryesore.
Sipas tij, SHBA po përpiqet të rikthehet në skenën ndërkombëtare dhe së dyti për këtë deklaratë presidenti Joe Biden ka edhe arsye të brendshme.
Unë besoj se ai është duke u përpjekur për të përdorur një fenomen të till si një instrument rikthimi në një pjesë të botës. dhe unë besoj fuqimisht se këto dy arsye janë tërësisht të gabuara për të dhe politikën e jashtme të SHBA
Njohja e genocidit armen nga SHBA, Turqia: Nuk marrim leksione për historinë tonë nga askush
Turqia ka reaguar zyrtarisht për aktin e njohjes së genocidit armen nga SHBA. Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu ka shkruar në tuiter se:
Fjalët nuk mund ta ndryshojnë historinë. Ne nuk do të marrim leksione për historinë nga askush
Po kështu, Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin amerikan në Ankara, David Stterfiled për të shprehur pakënaqësinë e vet për aktin e presidentit Biden, që sipas palës turke:
ka shkaktuar një plagë në marrëdhëniet mes të dyja vendeve që është e vështirë të riparohet
Një Beket kanadez për Turqinë
Një kompani kanadeze do të çojë në arbitrazh shtetin turk për anulimin e një projekti, me argumentin se dëmton mjedisin. Alamos Gold është një kompani miliarda dollarëshe në Kanada, të cilës vitin e kaluar Turqia i anuloi lejen e një miniere në veriperëndim të vendit. Kompania tani kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim.