Turqia

Turqia, destinaconi kryesor i mbetjeve të BE-së

Postuar në 22 Prill, 2021 15:18

Eurostat ka raportuar së fundmi edhe destinacionin kryesor të mbetjeve të gjeneruara në BE. Turqia është vendi ku mbetjet urbane të BE-së eksportohen më së shumti me 13.7 milionë tonë në vit, një shifër 3 herë më e lartë sesa në vitin 2004.

Destinacioni i dytë është India me 2.9 milionë tonë mbetje, pë të vazhduar me Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicrën me 1.6 milionë tonë, Norvegjinë 1.5 milionë tonë, Indonezia dhe Pakistani me nga 1.4 milionë tonë.

Dendias: Divergjencat me Turqinë nuk mund t’i fshehim nën rrogoz

Postuar në 19 Prill, 2021 13:35

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, thotë se përmirësimi gradual i marrëdhënieve me Turqinë nuk do të jetë një çështje e lehtë. Në një intervistë për “Kathimerini”, e para pas konferencës së tensionuar për shtyp me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, në Ankara të enjten e kaluar, Dendias thekson se "është e pamundur të fshihen nën rrogoz çështjet për të cilat dy vendet kanë qasje të ndryshme”.

Forca e Turqisë tani shqetëson edhe Izraelin

Postuar në 16 Prill, 2021 19:04

Turqia është shndërruar në fuqinë kryesore detare në rajonin e Mesdheut Lindor. Në këtë përfundim del një studim i Qendrës për Kërkime Strategjike dhe Politikën Detare në universitetin e Haifas në Izrael, që vë në dukje implikimet e këtij zhvillimi. Sipas kësaj qendre rritja e kapaciteteve detare të Turqisë përbën rrezik për Izraelin të cilit i këshillohet të konsiderojë seriozisht këtë zhvillim.

Erdogan: Nuk njohim aneksimin e Krimesë

Postuar në 11 Prill, 2021 11:04

Ankaraja nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë. Gjatë një vizite që presidenti ukrainas pati në Turqi, Erdogan tha se vendi i tij është pro Platformës së Krimesë, një iniciativë e kësaj të fundit për të mbledhur mbështetje ndërkombëtare.

Rinisja e fluturimeve Greqi-Turqi si tregues i zbehjes së tensioneve

Postuar në 10 Prill, 2021 15:54

Rikthimi i linjës ajrore për pasagjerë mes Athinës dhe Stambollit javën e kaluar është një zhvillim i rëndësishëm në fushën e transportit dhe atë të turizmit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Turqisë.

Rëndësia e këtij zhvillimi mund të kuptohet më mirë nga fakti se fluturimet e pasagjerëve midis dy vendeve u pezulluan për rreth 13 muaj, diçka që nuk kishte ndodhur në kohë paqeje, përjashto krizën e Qipros në 1974.

Përpjekje për afrimin BE-Turqi

Postuar në 06 Prill, 2021 13:56

Dy zyrtarët më të lartë të Europës do të udhëtojnë drejt Ankarasë, e para vizitë e këtij niveli në vitet e fundit.  Mosmarrëveshjet disavjeçare BE-Turqi u thelluan verën e vitit të kaluar, kur Ankaraja dërgoi anijet e saj për të kërkime nafte në ujërat e pretenduara nga dy vende anëtare të BE-së, Qipro dhe Greqi.

Vaksina ka, nuk ka...ka...i gjeta Unë

Postuar në 25 Mars, 2021 15:02

Kryeministri Edi Rama e ka gjetur edhe një vjegë tjetër për të shitur veten elektoralisht: vaksinat. I sapokthyer nga Turqia, z. Rama ka njoftuar një sukses të madh me sigurimin e 1 milionë dozave.

Në Stamboll për shumë vaksina! O ia dalim o ia dalim, s'ka tjetër dhe po s'ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot.  Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim

Macron: Turqia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet franceze

Postuar në 24 Mars, 2021 12:06

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëron se Turqia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e Francës vitin e ardhshëm. Në një intervistë për France 5, Macron tha se nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj një përpjekjeje të tillë.

“Mendoj se duhet të jemi të qartë në këtë pikë. Unë mendoj se kjo është e padurueshme. Nuk dua të angazhohem sërish në një marrëdhënie paqësore nëse pas shpine po bëhen manovra të tilla", citohet Macron nga Euronews.

Diskutohet një pakt i ri emigracioni mes Gjermanisë dhe Turqisë

Postuar në 15 Mars, 2021 14:23

Berlini dhe Ankaraja janë në bisedime private rreth rishikim të paktit të emigracionit që u nënshkrua në vitin 2016 mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Lajmin e bën të ditur gjermania “Handelsblatt”, në një shkrim të publikuar të dielën.

A janë kërcënim për rajonin ambiciet bërthamore të Turqisë?

Postuar në 12 Mars, 2021 17:10

 

Pages

Subscribe to RSS - Turqia