Turqia

Turqia ka shpenzuar 7,6 miliardë dollarë për refugjatët sirianë

Postuar në 18 Shtator, 2015 15:21

Turqia pret më shumë refugjatë sirianë se çdo vend tjetër. Vendi, që ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, është një pikë e rendesishme e nisjes për emigrantët dhe refugjatët, të cilët përpiqen të arrijnë në Evropë. Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, bwri të ditur se Turqia ka shpenzuar 7,6 miliardë dollarë për kujdesin ndaj 2,2 milionë refugjatëve sirianë që kur lufta civile filloi në vitin 2011. “Që nga fillimi i vitit, rojat bregdetare turke kanë shpëtuar 53 228 emigrantë në përpjekje për të arritur Evropën”, tha Kurtulmus, sipas një raporti nga televizioni NTV.

Ataturku, ylli i shndritshëm i Hitlerit

Postuar në 09 Shtator, 2015 13:09

Fiksimet e Hitlerit se ai ishte njeri me prirje për fiksime të pashëndetshme ishin të rrezikshme për botën: qoftë fiksimi me veten, me shkollën e artit, me ëndrrat e tij të madhështisë, me Eva Braun, me urrejtjen për çifutët ose, më e panjohuri, për Turqinë. Të thuash se rrënjët e Rajhut të Tretë janë ekzaminuar tërësisht do të ishte një nënvlerësim. Megjithatë, një nga elementët në marrjen e pushtetit prej Hitlerit është lënë krejtësisht në hije: rëndësia e Turqisë dhe Mustafa Kemal Atatürk (Hitleri e quante “ylli i shndritshëm” i tij) në mendimet e Fyhrerit.

“Pushtimi i Kostandinopojës", ISIS, thirrje për të marrë Stambollin

Postuar në 19 Gusht, 2015 10:53

Shteti Islamik publikoi një video ku i bën thirrje popullit turk të rebelohet e të ngrihet në luftë kundër regjimit të Presidentit Tajip Erdogan, që ai e quan të pabesë dhe tradhtar. “Zëri i Amerikës” duke i referohet një lajmi të njoftuar nga faqja e shërbimit monitorues SITE,ku  grupi bën thirrje gjithashtu që populli turk të ndihmojë për marrjen e Stambollit. Sipas shërbimit SITE, videoja me titull "Një mesazh për Turqinë" u publikua nga e ashtuquajtura zyrë e mediave shtetërore në Raqqa, që i referohet kryeqytetit të grupit Shteti Islamik në Sirinë veriore.

Komplikohet edhe më shumë situata mes kurdëve dhe Turqisë, sulm kamikaz me.... 2 tonë eksploziv

Postuar në 02 Gusht, 2015 21:59

Një traktor i mbushur me 2 ton eksplozivë, që ka shpërthyer në një stacion policor turk, në afërsi të qytetit Dogubajazit në provincën Agri, në kufirin mes Turqisë dhe Iranit, ka lënë vetëm dy trupa të sigurisë turke të vrarë ndërsa 31 të tjerë u plagosën. Agjencia Anadoll bëri me dije se grupi përgjegjës për këtë ngjarje, kishte kryer disa sulme në seri në dy javët e fundit.

Pages

Subscribe to RSS - Turqia