UNHCR: Turqia strehon 15% të refugjatëve të botës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2021/06/turqia_2021_06_18_10.jpg?itok=HcKkRCeQ)
Turqia mban peshën më të madhe të refugjatë. Sipas një raporti të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në Turqi kanë gjetur strehë gati 3.7 milionë refugjatë, ose 15% të të gjithë e totalit botëror të njerëzve të zhvendosur nga vendet e tyre.
Në BE, vendin e parë për pritjen e emigrantëve e mban Gjermania, me 1.2 milion refugjatë. Në total, numri i refugjatëve të pritur në Evropë u rrit me 3%, me mbrojtjen ndërkombëtare që iu dha 284 900 njerëzve në Evropë. Gjermania dhe Spanja pritën përkatësisht 83 700 dhe 46 500 refugjatë, pothuajse gjysma e totalit në të gjithë Evropën.
Nga refugjatët e mbërritur në Evropë, 38% vlerësohet të jenë nën moshën 18 vjeç, thuhet në raport.
Turqia ka pritur më shumë refugjatë që nga viti 2014, kohë kur nisi lufta civile në Siri. BE-ja dhe Ankaraja ranë dakord për një marrëveshje prej 6 miliardë eurosh për emigrantët në 2016, një përpjekje kjo e Unionit për ta lehtësuar ngarkesën mbi Greqinë dhe shtetet e tjera evropiane të vijës së frontit.
Përkundër pandemisë, numri i njerëzve që ikin nga luftërat, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në vitin 2020 u rrit në gati 82.4 milion njerëz.
Ministrat e brendshëm të BE nuk kanë arritur dakordësi mbi planet për të reformuar rregullat e bllokut për migracionin dhe azilin. Propozimi kryesor në Paktin e Ri për Migracionin dhe Azilin, i paraqitur nga Komisioni Evropian shtatorin e kaluar, do të kërkojë që shtetet anëtare të pranojnë azilkërkues, të marrin përgjegjësinë e kthimin të atyre që u refuzohet azili, ose të ofrojnë ndihmë financiare në terren në vijën e frontit shtetet e BE-së.
Pakti synon edhe forcimin e rolit të Frontex-it, agjencia e BE përgjegjëse për kufijtë e jashtëm. Më shumë se 500 njerëz kanë vdekur në përpjekje për të kaluar Mesdheun që nga janari i këtij viti. Krerët e shteteve të BE do të diskutojnë mbi politikat e migracionit në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian, në 24-25 qershor, në Bruksel.
Add new comment