Turqia si "kalë Troje" në projektin ushtarak europian
Si vend anëtar i NATO-s, Turqia ka paraqitur një kërkesë për të marrë pjesë në projektin ushtarak të BE-së të udhëhequr nga holandezët, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me Greqinë dhe Qipron. Ndërsa kërkesa turke po shqyrtohet, diplomatët e BE janë të ndarë për pjesëmarrjen e mundshme të Ankarasë.
Siç raporton gjermania “Welt am Sonntag”, Turqia si anëtare e NATO-s deklaroi zyrtarisht qëllimin e saj për të marrë pjesë në projektin e lëvizshmërisë ushtarake të BE nën kornizën e bashkëpunimit të përhershëm të strukturuar të BE (PESCO) të 46 projekteve ushtarake dhe kjo është një shenjë e përmirësimit të bashkëpunimit BE-NATO.
Ky projekt synon të mbështesë angazhimin e vendeve anëtare për të thjeshtuar dhe standardizuar procedurat e transportit ushtarak ndërkufitar, është cilësuar si “plumbi i argjendtë” për bashkëpunimin mbrojtës BE-NATO dhe ka objektiv sigurimin e lëvizjes së pandërprerë të pajisjeve ushtarake nëpër BE në rast krizash.
Një kërkesë zyrtare nga qeveria turke është marrë me të vërtetë nga ministria holandeze e mbrojtjes, e cila po koordinon projektin, konfirmoi një zëdhënës holandez për EURACTIV.
“Turqia me të vërtetë na ka informuar për dëshirën e saj për të marrë pjesë në projektin e lëvizjes ushtarake. Si vend koordinator i projektit, ne ndjekim me kujdes procesin e aplikimit të vendosur nga Këshilli”, tha zëdhënësi.
Ministrat e Mbrojtjes të BE në maj pranuan që Shtetet e Bashkuara, Norvegjia dhe Kanadaja t'i bashkohen projektit të bllokut për lëvizjen ushtarake, gjë që shënoi një risi në këtë aspekt.
'Kali i Trojës'
Në projektin PESCO aktualisht marrin pjesë 24 vende të BE-së. Kërkesa e Turqisë pët t’iu bashkëngjitur nuk do të pritet mirë nga Qiproja dhe Greqia, që të dyja anëtare të projektit, të cilat e shohin si “kalë Troje”.
Ka shumë arsye për ta mbështetur një frikë të tillë. Qipro, e cila ndryshe nga Turqia nuk është anëtare e NATO-s, nuk ka marrëveshje sigurie me NATO-n mbi shkëmbimin e dokumenteve të klasifikuara, sepse Turqia ka vënë veton e propozimit.
Sipas qarqeve diplomatike të cituara nga “Welt am Sonntag”, ekziston pjesërisht shpresa që bashkëpunimi i mundshëm i Turqisë në PESCO jo vetëm që do të përmirësonte bashkëpunimin midis BE dhe NATO, por gjithashtu mund të çonte në një normalizim të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Qipros dhe Greqisë.
Në samitin e tyre në fund të marsit, liderët e BE i kishin premtuar Turqisë përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, heqjen e vizave dhe miliarda euro ndihmë për të mbështetur rreth 3.5 milion refugjatë që kanë hyrë atje kryesisht nga Siria. Marrëdhëniet BE-Turqi pritet të jenë pjesë e samitit të ardhshëm të BE në qershor.
"Nëse situata politike përmirësohet në të ardhmen, me siguri pjesëmarrja e Turqisë në projektet PESCO do të ishte e dobishme për sigurinë evropiane", tha llke Toygür i Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SËP) për EURACTIV.
"Por duke marrë parasysh tensionet midis Turqisë dhe Greqisë dhe Turqisë dhe Qipros në Mesdheun Lindor dhe prapambetjen demokratike aktuale të Turqisë, nuk mund të jetë momenti më i mirë për një bashkëpunim të tillë," shtoi ajo.
Për më tepër, ekziston edhe frika e një qasjeje "të hapur për të gjithë" sapo Turqia të pranohet, tha një diplomat i BE për EURACTIV. Kjo mund të çojë në "thjeshtimin e kritereve politike" për të tjerët, projekte më të ndjeshme nën PESCO dhe rrezikojnë "të minojnë idenë fillestare të BE-së për ndërtimin e një kapaciteti të vetëm mbrojtës evropian".
Add new comment