teatri kombetar
Letër publike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar
Erion Veliaj paraqiti si argument për shembjen e Teatrit Kombëtar një studim italian që më pas rezultoi punim diplome. Qeveria duket se ka lënë pezull për momentin promovimin e projektit danez, pas përshkallëzimit të qëndrimit të Komunitetit të aktorëve.
I preferuari i qeverisë mban çelësat e Teatrit Kombëtar
Hervin Çuli do të jetë drejtori i Tetarit Kombëtar edhe për 4 vite të tjera. Kandidatura e tij është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Rivalet e drejtorit aktual në garën për të drejtuar Tetarin Kombetar ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.
Emërimi i drejtorit të Teatrit Kombetar vjen në një kohë debatesh mes aktorëve e regjisorëve të këtij institucioni dhe Ministrisë së Kultures si për shembjen e godinës së teatrit ashtu dhe për projekligjin e ri per artin dhe kulturën.
Arkitektët: Dakord për një Teatër të ri, por jo të prishet teatri ekzistues
Nuk janë vetëm një pjesë e artistëve që kundërshtojnë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, por edhe arkitektët. Shoqata e Arkitektëve shprehet përmes një deklarate se Tiranës i duhet një godinë e re teatri, por se godina ekzistuese duhet restauruar dhe ruajtur, sepse është pjesë e memories së qytetit.
Përplasja me artistët, Rama sqaron ndjekësit në facebook
Pas këmbënguljes së ministres Mirela Kumbaro për të mos u tërhequr nga projekti për zhvendosjen e trupës së Teatrit Kombëtar në kompleksin “Turbina”, duket se qëndron vetë kryeministri. Ndonëse në dukje i ka qëndruar larg këtij debati zoti Rama ka gjetur mënyrën për të thënë se qeveria e tij nuk merr leksione nga askush. Duke i kthyer përgjigje një komentuesi në facebook, kryeministri la të kuptohet se janë artistët ata që nuk dijnë çfarë duan.
Keqkuptimi me kullën e Veliajt te Teatri Kombëtar, Kumbaro: Do flas me Ndrenikën
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro reagoi ndaj kundërshtisë së artistëve për të zhvendosur shfaqjet e Teatrit Kombëtar në godinën multifunksionale "Turbina" si dhe akuzave për mungesë transparence sa i takon ndryshimeve në ligjin "Për artin dhe kulturën".
Çfarë fshihet pas zhvendosjes së Teatrit Kombëtar? (Video)
Mbi 70 artistë, emra të karrierës ne teatër dhe kinema i kërkuan Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro një takim urgjent për të diskutuar mbi dy çështje që ata i quajnë jetike, zhvendosjen e Teatrit Kombëtar në godinën multifunksionale “Turbina” si dhe projektligjin e ri për artin dhe kulturën.
Teatri Kombëtar do të shembet, a do të bëhen kulla?
Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që niste “fshesa” që një ditë më parë për të pastruar krejt zonën, rrugën, sheshin, vendin…banorët e zonës së Tiranës së Re, aty ku po bëhen punimet për “Turbinën”, teatrin e ri, janë habitur nga fluksi i punonjësve të pastrimit të Bashkisë, nga gjithë ai aksion për të sistemuar brenda natës vendin…Por të nesërmen në mesditë gjithçka ka qenë e kuptueshme: Në orën 12:00 kryeministri Edi Rama ka zbritur nga makina qeveritare për të prezantuar vetë, drejtpërdrejt një projekt jo ndoshta shumë të rëndësishëm, por në një kontekst politik për të kuptuar se ka interesa
Ministrja e Kulturës mbi incidentin në Teatrin Kombëtar
Ndahet nga jeta aktori Lazër Vlashi
Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare aktori Lazër Vlashi. Vlashi u lind në Durrës më 15 shtator 1919 dhe ka intepretuar rreth 80 role në Teatrin Popullor, mes të cilave te “Revizori”, “Otello”, “Orët e Kremlinit” dhe “Besa e Madhe”. I njohur për rolin e tij të Kuestorit në filmin “Debatik”, Vlashi ka aktruar edhe në kinema në filamt: “Tana”, “Detyrë e Posaçme”, “Toka Jonë” e “Njësiti Guerril”.