Arkitektët: Dakord për një Teatër të ri, por jo të prishet teatri ekzistues
Nuk janë vetëm një pjesë e artistëve që kundërshtojnë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, por edhe arkitektët. Shoqata e Arkitektëve shprehet përmes një deklarate se Tiranës i duhet një godinë e re teatri, por se godina ekzistuese duhet restauruar dhe ruajtur, sepse është pjesë e memories së qytetit.
Nëse Qeveria do të shpallte se teatrin e ri do ta ndërtojë diku pranë bulevardit të ri, apo në tokat e ish fushës së aviacionit, apo hapësirat e ish Kinostudios, a diku gjetkë, pa dyshim që të gjithë do të ishim pro saj e, së bashku me ne, do të shihte gjithë aktorët e artistët ta duartrokisnin e përgëzonin duke ju vënë në krah e jo kundër, për një realizim të shpejtë. Teatri si pjesë e kësaj historie duhet të qëndrojë, të dëshmojë epokë artistike dhe por edhe arkitektonike
thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Në një prononcim për TemaTv, një nga arkitektet, njëkohësisht e prezantuar edhe si arkeologe, Lida Miraj, thotë se nëse do të pranonte shembjen si opsion, do të duhet të digjte diplomën.
Ka shumë mënyra për të ruajtur dhe restauruar. I ka bërë bota para nesh
shprehet ajo.
Çështja e TK i shtohet lojës së pistë të qeverisë me Butrintin, ku ajo imponoi vullnetin e vet për ngritjen e një fast-food që u propozua nga një prej financuesve të PS-së. Është për të ardhur keq që zëri i arkitektëve ngrihet kaq vonë, e megjithatë ai ka vlerë për koston që do t’i shtojë kësaj qeverie që është padyshim një barrë për të gjithë vendin.
Add new comment