teatri kombetar
500 mijë euro për projektin e Teatrit të ri Kombëtar
Bashkia e Tiranës do të paguajë rreth 500 mijë euro për projektin e Teatrit të Ri Kombëtar që parashikohet të ndërtohet në vendin ku u prish teatri I vjetër. Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar sot procedurën e nisur nga Bashkia me objekt: Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar” me vlerë 60 317 899 lekë.
Padova/Italianë e shqiptarë kundër shembjes së Teatrit: Një vend pa memorie është një vend pa identitet
Një vend pa memorie është një vend pa identitet”. Me këtë moto qytetarë shqiptarë e italianë kanë protestuar në Padova të Italisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Zemërimi i tyre është shprehur nëpërmjet pankartave në duar, me ndjeshmërinë për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Protesta është zhvilluar para pallatit Moroni, në mbështetje të kauzës për Teatrin Kombëtar. Elda Omari, arkeologe dhe historiane, ka dënuar shembjen e kësaj godine të ndërtuar nga italianët, si dhe dhunën e ushtruar të policisë ndaj pjesëtarëve të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit.
ArTurbina është një Pocaqi
Në vitin 2018, kryeministri Edi Rama teksa inauguronte teatrin e ri ArTurbina, do të shprehej ndër të tjera:
Pra një skenë të cilën do ia kishte zili edhe Parisi.
Dje, një nga aktorët e Teatrit, Artan Imami, i pozicionuar qartë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar në debat e sipër në një diskutim në studio deklaroi se:
Peticioni i pazakontë/Një pjesë e artistëve: Prisheni Teatrin!
Ndoshta është peticioni i parë që aktorë të një teatri ku kanë performuar një jetë të tërë, kërkojnë prishjen e tij. Ky është rasti me peticionin e firmosur sot nga disa artistë në krye të të cilit qëndron Robert Ndrenika, e pastaj vazhdon ndonjë tjetër si Arben Derhemi, apo Alfred Trebicka që në fillim folën për hunj e dhunë kundër prishjes.
Një teatër i ri mbi obsesionin 20 vjeçar për të prishur teatrin aktual dhe interesat...
Protesta për Teatrin Kombëtar është përmbysur në mënyë absurde në planin argumentues. Edhe mediat pranë pushtetit të z. Rama nuk po vënë theksin te ndërtimi i një teatri të ri, por te dobia dhe nevoja e prishjes së teatrit aktual.
Godina ekzistuese po trajtohet si një objekt spitalor epidemik, që pasi ka mbaruar funksionin duhet asgjësur si kujtim i një kohe të errët. Lexoni se çfarë thotë kryeministri, të cilit i kanë shteruar argumentet dhe flet për mandat popullor dhe për ekskluzivitetin e pushtetit ekzekutiv për çështje të urbanisitikës.
Presidenti i Republikës çon në Gjykatën Kushtetuese dosjen e Teatrit Kombëtar
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për VKM-në që transferon pronësinë mbi Teatrin Kombëtar në Bashkinë e Tiranës. Sipas Metës ky vendim dhe prishja e godinës aktuale do të cenonte disa parime kushtetuese duke dëmtuar trashëgiminë e përbashkët historike. Sipas Metës, vetë cilësimi i objektit me emrin Teatër Kombëtar e bën juridikisht të pamundur që një organ i pushtetit vendor, si Bashkia Tiranë, të vendosë për prishjen e tij. Më poshtë konferenca e plotë:
Shqipëria është Pazari im
Pushteti është hedhur në sulm frontal ndaj interesit publik dhe perspektivës së këtij vendi të cilën e interpreton sipas midesë së vet si…interes publik. Me një vendim, trualli i Teatrit Kombëtar është kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, marioneta e qeverisë që firmos çdo marrëzi. Pas këtij vendimi kryebashkiaku Veliaj është hakërryer ndaj protestuesve duke deklaruar se kjo punë ka marrë fund.
Me një dalje të re, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka mëse një vit që po studohet ideja e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Tha z. Rama ndër të tjera:
Teatri Kombëtar shpallet si objekt i rrezikuar i trashëgimisë kulturore europiane
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se Europa Nostra ka shpallur Teatrin si një sitet e rrezikuara të trashëgimisë kulturore europiane.
Seancë e hapur në Gjykatën Kushtetuese për Teatrin Kombëtar
Gazeta “Panorama” njofton se seanca gjyqsore për ligjin e posaçëm që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet e hapur në Gjykatën Kushtetuese.
Europa Nostra: Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar
Guy Clausse zëvëndës President ekzekutiv i Europa Nostra, që prezantohet si Federatë Paneuropiane për Trashëgiminë Kulturore dhe Paolo Vitti anëtar i Këshillit të saj kanë nisur një letër për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, përmes së cilës i kërkohet qeverisë shqiptare të heqë dorë nga projekti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Më poshtë letra e publikuar nga AMT: