Seancë e hapur në Gjykatën Kushtetuese për Teatrin Kombëtar
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/12/teatri-3-800x450-770x433_2019_12_30_13.jpg?itok=VPWCJFrT)
Gazeta “Panorama” njofton se seanca gjyqsore për ligjin e posaçëm që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet e hapur në Gjykatën Kushtetuese. Sipas kësaj gazete Gjykata Kushtetuese ka vendosur një gjë të tillë më datën 24 dhjetor të këtij viti, ndërkohë që përmes një shkrese u kërkon Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Financave, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së TIranës që deri më 22 janar të japin përgjigje me shkrim për argumentet e Presidentit të Republikës që ktheu ligjin dhe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit.
Add new comment