Çfarë fshihet pas zhvendosjes së Teatrit Kombëtar? (Video)

Postuar në 08 Shkurt, 2018 20:43

Mbi 70 artistë, emra të karrierës ne teatër dhe kinema i kërkuan Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro një takim urgjent për të diskutuar mbi dy çështje që ata i quajnë jetike, zhvendosjen e Teatrit Kombëtar në godinën multifunksionale “Turbina” si  dhe projektligjin e ri për artin dhe kulturën.

Dy nga propozimet e hedhura nga aktorët dhe regjisorët janë protestat, deri në pezullimin e shfaqjeve nëseMinistria nuk tërhiqet nga dy nismat. Pak ditë më parë ministrja Mirela Kumbaro dha një intervistë për TV Klan ku tha se bashkë me kryebashkiakun Veliajn po studiojnë opsionet për shfrytëzimin e ambjenteve të Teatrit Kombëtar deri në finalizilimin e një projekti për Teatrin e Ri.Artistët janë skeptikë se pas dëbimit të tyre nga Teatri Kombëtar fshihet një plan për ndërtimin e një kulle shumëkatëshe ku mund të integrohet edhe salla e Teatrit.

Ngritja e Kullave në fakt është një praktikë që është ndjekur edhe në të kaluarën kur Ministria e Kulturës dhe më pas Bashkia e Tiranës drejtoheshin nga Edi Rama. Sjellim në vëmendje rastin e ish-kinema Republikes e cila u shemb me argumentin se në kompleksin e ri që do të ngrihej do të integroheshin 7 salla kinemaje. Por ndërtimi në rrugën e Kavajës është ende i papërfunduar dhe sipas tabelës i përket firmës Xhillari.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.