tahiri
Shënim: Është i blerë Zagani? Një sforcim i Tahirit për logjikën retroaktive të stallës së Orikumit
Ministri i Brendshëm nxori sot në Kuvend një dokument që tregon se oficeri në arrati i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, është bashkëprivatizues i një objekti stallë në Orikum, ish - ekonomi ndihmëse e ushtrisë. Privatizimi është bërë në qershor 2013 dhe kjo tregon, tha Tahiri, se "oficeri ka qenë i blerë nga Berisha".
Reagon Tahiri: Akuzë ndaj Berishës. Dhe një paralajmërim për media “që duhet zbardhur me çfarë financohen”
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka reaguar sot ndaj akuzave që i janë bërë nga PD-ja dhe mediat. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri jep versionin e tij, kryesisht një kundërakuzë ndaj Sali Berishës dhe PD-së, por nuk ka lënë jashtë as ndonjë media ndaj së cilës bën insinuata.
PD-ja publikon intervistën e plotë të Dritan Zaganit. Apelon edhe për anagzhimin e medias dhe të gazetarëve
Partia Demokratike ka risjellë sot në vëmendje të opinionit intervistën e Dritan Zaganit, ish-shefi i Antidrogës në Fier, i cili është larguar nga vendi dhe është shpallur në kërkim. Deputeti Genc Pollo ka vlerësuar se bllokimi i intervistës përbën censurë dhe ka ftuar shoqatat e gazetarëve, që kanë marrë lekë edhe nga ato të taksapaguesve të flasin e të ngrenë zërin.
PD: Hetimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, bashkë me agjencitë partnere
Partia Demokratike ka mbledhur dje në mbrëmje kryesinë e saj për të diskutuar e vendosur për qëndrimet që do të mbajë dhe aksionet që do të ndërmarrë. Këto janë bërë publike nga kryetari i saj, Lulzim Basha. “1-Duke konfirmuar kërkesën tonë për dorëheqjen e Ilir Metës dhe hetimin e tij të menjëhershëm për aferën korruptive më të madhe sipas avokatëve të qeverisë shqiptare.
Shënim: Ortakë pastaj rivalë
Fundi i verës dhuroi edhe njëherë spektaktlin politik të radhës, i bërë i zakonshëm, me akuza penale për trafiqe, rryshfete në miliona euro e përfshirje në aktivetet kriminale të zyrtarëve të lartë. Akuzat për Sajmir Tahirin, nga ish-shefi i antidrogës në Fier, por edhe akuzat e radhës për Ilir Metën, u shfaqën si fishekzjarre pa zhurmë në qiellin e errësuar të krizës politike e ekonomike në Shqipëri.
Samiti historik i Vjenës dhe Ballkani real
Ndërkohë që në Austri mbahej Samiti i Vjenës mes Bashkimit Europian dhe të ashtuquajturave “Vende të Ballkanit Perëndimor”, në Tiranë, në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, i tregoi gazetarëve diçka shumë interesante. Ai u kishte kërkuar autoriteteve gjermane që të eliminonin të gjitha trajtimet lehtësuese, qoftë edhe të përkohshme, për azilkërkuesit shqiptarë, në mënyrë që ata të mos kishin më asnjë nxitje për t’u nisur për në Gjermani.
A mund të besohet?
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli sot për të sqaruar versionin e qeverisë për çështjen e azilit. Po rendisim atë që tha ministri:
1. Nuk ka sot një vend të vetëm në rajon ku partitë opozitare ta shfrytëzojnë emergjencën e emigrantëve nga vendet e konflikteve të thella, dhe në këtë kuadër, edhe të azilkërkuesve të paligjshëm, për të keqpërdorur dhe për të nxjerrë përfitime politike ditore.
2. Ne jemi tërësisht të përgatitur për të parandaluar dhe frenuar fenomenin e azilkërkimit.
Shënim: Eksodi shqiptar qenka një çështje thjesht policore. E megjithatë nuk ekziston?!
Për qeverinë shqiptare, eksodi i njerëzve të këtij vendi drejt Gjermanisë dhe vendeve me mundësi punësimi, është një temë krejtësisht policore dhe prandaj ka nxjerrë sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ai deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk ka një eksod të shqiptarëve drejt Gjermanisë, të paktën jo në shifrat që pretendohet. Tahiri tha se rritja e djaleve në kufi është shtuar me vetëm 0,6 përqind.
Tahiri ishte në një linjë me deklaratën e kryeministrit Rama duke thënë se emigrantët shqiptarë që po kërkojnë azil në Gjermani kanë shkuar nga vendet e Bashkimit Europian.
Një tezë këmbëngulëse për raportin “e pathyeshëm” Rama – Tahiri
Kryeministri e ka shpesh shumë të lehtë të ironizojë mediat, apo edhe t’i shpërfillë ato, kur vjen puna për publikimin e disa lajmeve me burime, të cilat në përgjithësi nuk janë pozitive në raport me qeverinë. Lajme që duhen konfirmuar. Mirëpo nëse kritika e z. Rama qëndron, ajo bie poshtë kur praktika dëshmon se edhe qeverisë i intereson deligjitimimi i medias. P.sh kryeministri kërkon si minimum që lajmi të jetë me dy burime, ose të ketë të përfshirë edhe reagimin e palës së përfolur apo akuzuar. Pra qeverisë.