tahiri
Saimir Tahiri thyen ligjet e fizikës: Nga Korfuzi, shfaqet dy ditë më pas gjysmë ore më larg, në Sarandë
Kush e rrahu Sajmir Tahirin?
Pasi doli lajmi se një sy i nxirrë i ministrit të Brendshëm Tahiri është pasojë e një goditjeje (nga vetë shefi i antikorrupsionit të kryeministrit Rama, thoshin aludimet), shënjestrimi i tij nga një gazetë e majtë (Dita) për pushime të shtrenjta në një resort ekskluziv të Korfuzit nënkupton që diçka po luhet, analizon lapsi.al. në pah vihen konfliktet lidhur me drejtimin e INUV, ish INUK, dhe prishjet e ndërtimeve që kjo strukturë ka kryer.
Ideja e Saimir Tahirit, nis emisioni radiofonik: “Si u gdhive o Lazarat”?
Pas luftës së vazhdueshme me rezultate të lavdërueshme ndaj mbjelljes së hashashit – njohur përgjithësisht me emrin Hasho – ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka menduar edhe për argëtimin e uniformave blu. Kështu mësohet se një staf gazetarësh do të nisin transmetimin e dy emisioneve radiofonike: “Hashashi që duam” dhe “Si u gdhive o Lazarat?” Në emisionin e parë, pra Hashua që duam, thuhet se do të asistojë me intervista dhe mendime deputeti i Jugut, i njohur tashmë për Hashofilinë e tij. Kurse emisionin “SGOL” do ta drejtojë vetë ministri, i frymëzuar nga filmi “Mirëmëngjes Vietnam”.