Kush e rrahu Sajmir Tahirin?
Pasi doli lajmi se një sy i nxirrë i ministrit të Brendshëm Tahiri është pasojë e një goditjeje (nga vetë shefi i antikorrupsionit të kryeministrit Rama, thoshin aludimet), shënjestrimi i tij nga një gazetë e majtë (Dita) për pushime të shtrenjta në një resort ekskluziv të Korfuzit nënkupton që diçka po luhet, analizon lapsi.al. në pah vihen konfliktet lidhur me drejtimin e INUV, ish INUK, dhe prishjet e ndërtimeve që kjo strukturë ka kryer. Ndonëse nën varësi juridike të ministrisë së Brendshme, inspektoriati ndërtimor drejtohet de facto nga shefi i antikorrupsionit, thotë Lapsi, dhe ditët e fundit ka patur një debat mes drejtuesve të qeverisë për të zëvendësuar drejtoreshën aktuale Dallëndyshe Bici me ish kandidatin e PS në Kamëz, Safet Gjici.
Add new comment