Shënim: Është i blerë Zagani? Një sforcim i Tahirit për logjikën retroaktive të stallës së Orikumit
Ministri i Brendshëm nxori sot në Kuvend një dokument që tregon se oficeri në arrati i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, është bashkëprivatizues i një objekti stallë në Orikum, ish - ekonomi ndihmëse e ushtrisë. Privatizimi është bërë në qershor 2013 dhe kjo tregon, tha Tahiri, se "oficeri ka qenë i blerë nga Berisha".
Kjo logjikë çalon paksa. I bie që Zagani ka qenë një agjent i fjetur i opozitës, që ka qëndruar në hije brenda strukturave të larta të antidrogës shqiptare, i blerë me një stallë në Orikum. Tahiri nuk e paska ditur privatizimin e stallës, por tani që e zbuloi, e bëri lidhjen: Zagani akuzon në 2014-15-ën për trafik droge të mbrojtur nga policia e shtetit dhe vetë ministri, sepse e paska bërë paktin e zi që në qershor 2013. Me një ish stallë.
a.j
Comments
Hajde mencuri hajde!
Keta mer vlla mire qe vjedhin e vrasin mas qejfit, po na bejne edhe per budallenj me brire, or taj....
Add new comment