PD: Hetimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, bashkë me agjencitë partnere
Partia Demokratike ka mbledhur dje në mbrëmje kryesinë e saj për të diskutuar e vendosur për qëndrimet që do të mbajë dhe aksionet që do të ndërmarrë. Këto janë bërë publike nga kryetari i saj, Lulzim Basha. “1-Duke konfirmuar kërkesën tonë për dorëheqjen e Ilir Metës dhe hetimin e tij të menjëhershëm për aferën korruptive më të madhe sipas avokatëve të qeverisë shqiptare.
2-Largimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit dhe marrjen e tij të pandehur nga akuza bazuar mbi provat e bëra transparente dhe që do të vijojnë të bëhen transparente në orët në vijim nga Partia Demokratike, si koka e bandave të drogës në Jug.
-Në funksion të këtyre dy kërkesave, të qendrimeve tona, krijimin e hapësirave të nevojshme ligjore dhe institucionale për angazhimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit dhe lidhjeve kriminale të zyrtarëve të lartë, të ekspertëve të kualifikuar ndërkombëtarë nga agjensitë e ligjzbatimit të vendeve euroatlantike.
3-Aprovimin brenda shtatorit të projekligjit të dekriminalizimit dhe largimin e menjëhershëm nga Kuvendit të kriminelëve, personave me rekorde kriminale, largimin e tyre nga pushteti vendor dhe nga administrata. Partia Demokratike është e vendosur ti shkojë deri në fund kësaj beteje. Ne kemi mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të partnerëve ndërkombëtarë për kurorëzimin me sukses të kësaj beteje.
-Unë dua ti garantoj ata dhe qytetarët shqiptarë se Partia Demokratike nuk do të bëhet pjesë e asnjë kulise apo konjukture që për përfitim politik ta vendosë këtë çështje madhore për shqiptarët në pazaret e ndyra të politikës, por se do ti shkojmë deri në fund në mënyrë që shqiptarët të kenë një politikë të pastër nga krimi dhe bota e krimit, si një parakusht për një Shqipëri të denjë dhe të zhvilluar.
4-Rikthimin e besimit të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e lira dhe të ndershme, besim i cili sipas raportit paraprak të ODIHR-it u minua nga shkeljet dhe dhunimet e standardeve zgjedhore të 21 Qershorit, dhe ndëshkimin ligjor të autorëve të dhunimit të standardeve të zgjedhjeve të 21 Qershorit.
5-Së fundmi por jo nga rëndësia, një paketë emergjence, për gjendjen ekonomike në vend dhe për çështjen e eskodit. Këto janë vendimet e Partisë Demokratike, këto janë qëndrimet tona dhe jemi të vendosur që me të gjitha format dhe mënyrat që janë në dispozicion të një opozite, të nisim betejen frontale bashkë me qytetarët shqiptarë për arritjen e këtyre objektivave”, tha ai. Mbetet për t’u parë realizimi i këtyre objektivave.
Add new comment