siria
“Asgjë nuk mund ta shpëtojë Assadin. As të gjithë shiitët dhe Rusia bashkë”
Arabia Saudite është një ndër aktorët kryesorë të luftës që zhvillohet në Siri. Axhenda e saj është shumë e qartë, ndoshta më e qarta ndër të gjitha axhendat: largim i Bashar Al Asadit nga pushteti dhe ndërprerja e një aksi shiit në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për revistën e njohur gjermane “Spiegel”, ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, ka deklaruar se vendi i tij mbështet Procesin e Vjenës dhe se në persepktivë është e qartë se Siria do të jetë pa Assadin.
Erdogan po synon aneksimin e Sirisë veriore
Shpërthimi i fundit në Ankara dhe sulmi ndaj autokolonës ushtarake turke duke se po i hap rrugë një ndërhyrje ushtarake të Turqisë në Sirinë veriore, me qëllim aneksimin e saj. Analistët shkruajnë se si Turqia ashtu dhe Arabia Saudite janë të inteteresuara të ndërhyjnë me operacione nga toka në Siri, duke parë interesat e tyre.
"Synimimi i Erdogan është aneksimi i pjesës veriore të Sirisë, edhe pse zyrtarisht Akaraja e ka mohuar një gjë të tillë" - thotë për agjencinë ruse "Sputinik"' analisti i çështjeve gjeopolitike, Maikëll Kosudofski.
Siria thirrje OKB-së të marrë masa kundër Turqisë
Siria dënoi sulmet ushtarake të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në veri të vendit, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit. Damasku i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masa të menjehershme. E djela ishte dita e dytë e bombardimeve me artileri e ushtrisë turke kundër forcave kurde, që po avancojnë në pronvincën e Alepit. Ankaraja e konsideron milicinë kurde si një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që prej dekadësh kërkon autonominë nga Turqia ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjerë e mbështesin milicinë në luftën e saj kundër Shtetit Islamik.
Edhe Irani i gatshëm të angazhohet për mbrojtjen ajrore të Sirisë. Të gjithë kundër ISIS?
Konflikti sirian është duke u shndërruar në një konflikt ku prakitkisht janë përfshirë disa fuqi. Pas deklarimeve se Arabia Saudite do të dërgojë forcat ajrore në Siri dhe lajmeve se Turqia bombardoi dje forcat siriane, një tjetër shtet po përgatitet të vendosë prezencën ushtarake në këtë vend. “Press Tv”, televizion shtetëror iranian, citon gjeneralin Farzad Esmaili, komandant i bazës së Khatam al-Anbiya, i cili gjatë një interviste të dhënë për agjencinë “Tasnim”, ka deklarua se “Nëse Damasku e kërkon ne do të mbrojmë hapësirën ajrore të Sirisë”.
Rezistoi dhe është gati të rimarrë kontrollin e të gjithë Sirisë
U krijua përshtypja se do kishte fundin e Gedafit por Bashar Al Asad rezistoi. Presidenti i Sirisë qëlloi një kockë e fortë për rebelët dhe perëndimin që kërkuan largimin e tij si shpëtim për popullin sirian nga një dictator. Pas 5 vitesh konflikt, Bashar Al Asad është aty dhe me ndihmën e miqve rusë është gati të rimarrë kontrollin në të gjithë terrirorin e vendit.
“Të gjithë” në Siri. Pas ShBA-së dhe Rusisë, edhe sauditët me Turqinë të gatshëm për ndërhyrje tokësore
Siria mund të konsiderohet aktualisht vendi ku interesat strategjike të shumë aktorëve rajonalë dhe botërorë po shprehen hapur. Para një jave Neë York Times shkruante se SHBA po përgatiten për një ndërhyrje në Libi, nisur nga rrjedhojat që mund të jetë konflikti sirian në rajon. Gjithnjë me krizën siriane si premisë, sot njoftohet se Arabia Saudite dhe Turqia janë gati të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri.
Një ndërhyrje e re ushtarake në Libi...
Një editorial i gazetës amerikane “New York Times” lajmëron për planet e Pentagonit për të hapur një front të ri në Libi. Motivi është lufta kundër ISIS dhe krijimi i një muri izolues mes militantëve në Siri dhe në Afrikën SubSahariane. Editoriali vë në dukje se ky propozim ka pak mbështetje në Kongres, por ai po promovohet nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni. “Kjo është shumë shqetësuese.
Skenar i thjeshtë kundër Assadit në Siri: Miliarda dollarë nga sauditët dhe trajnim nga CIA për rebelët
Një shkrim i para tri ditëve në gazetën amerikane “New York Times” provon atë që përflitej prej kohësh për krizën siriane. Shërbimi sekret amerikan, CIA, ka bashkëpunuar me sauditët për të stërvitur dhe pajisur me armë e logjistikë rebelët sirianë që luftonin kundër regjimit të Bashar Al Assad. Situata bëhet e sikletshme po të kujtojmë se disa muaj më parë, Presidenti amerikan Barack Obama, deklaronte se konflikti mes shitëve dhe sunitëve është kryesori në botë.
Mbështetja e Turqisë për ISIS, politikë për shmangien e krijimit të shtetit kurd
Angazhimi i Turqisë në Siri lidhet me çështjen kurde. Ish-zyrtari i CIA-s Philip Giraldi dhe drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Interesin Kombëtar ka komentuar në një intervistë për gazeta.ru se lufta e Turqisë ndaj qeverisë së Bashar Al Assadit lidhet pikërisht me shmangien e krijimit të shtetit kurd. Në këtë kuptim shkon edhe mbështetja për Shtetin Islamik. “Nëse kurdët krijojnë shtetin e tyre ata do të kapnin 30% të territorit të Turqisë. Ky është makthi i Erdoganit. Politika e tij në Siri duhet konsideruar nga kjo perspektivë.
Rusia e gatshme të negociojë largimin e Assadit gjatë vizitës së John Kerryt në Moskë
“Pres Tv”, një ndër mediat kryesore iraniane, raporton se Rusia dhe ShBA mund të bien dakord për largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar al Assad dhe krijimin e një faze tranzitore që do të jepte një zgjidhje për krizën e gjatë të Sirisë. Televizioni në fjalë citon Celeste Wallander, drejtore për Rusinë dhe Eurazinë në Këshillit Kombëtar të Sigurisë, sipas të cilës procesi politik është në zhvillim e sipër. Wallander thotë se shpresat janë që kjo gjë të arrihet me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Moskë javën që vjen.