siria
Rusët propozuan largimin e Assadit nga pushteti që në shkurt të 2012-ës. U refuzua nga Perëndimi
Ajo që bota po dëshmon sot në Siri, e më tej, pasojat e saj në Medhe ku po mbyten qindra njerëz, ndërkohë që miliona kanë lënë shtëpitë, është edhe përgjegjësi e fuqive perëndimore. Kryesisht SHBA-sëm Britanisë së Madhe dhe Francës. Loja e tanishme e këtyre fuqive për të bllokuar Rusinë në përpjekjet e veta ushtarake në Siri ka humbur çdo legjitimitet, sa kohë kasaphana siriane mban firmën e tri shteteve demokratike në fjalë.
Rusia nis ndërtimin e instalimeve ushtarake në Siri
Kremlini nuk ka qëndruar vetëm te fjalët, por ka nisur të veprojë në Siri. Prej disa ditësh në media qarkullojnë informacione për lëvizje ushtarake të Rusisë në Siri, por asgjë nuk është konfirmuar. Sot, “Reuters”, citon dy zyrtarë amerikanë, që në kushte anonimati, ka deklaruar se dislokimi i mjeteve dhe trupave ruse në Siri, është fakt. Bëhet fjalë për dy anije që shërbejnë për zbarkimin e tankeve, disa avionë si dhe disa trupa. “Qëllimi i lëvizjeve ushtarake të Rusisë në Siri, mbetet i panjohur”, thanë dy zyrtarët në fjalë.
Austria “kthen” orën diplomatike mbrapa: Në luftën kundër ISIS, duhet të përfshihen edhe Asadi, Irani dhe Rusia
Skenari Sadam – Gadaf nuk funksionon më. Prova gjenerale në Siri, me synim likujdimin e presidentit në fuqi, Bashar al Asad dhe mandej hapjen e kapitullit të njohur të “demokratizimit”, ka ngecur keq. Madje aq keq, saqë Perëndimi sot priret të kërkojë ndihmën e Asadit për të luftuar Shtetin Islamik. Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklarpi gjatë një vizite në Iran, se në luftën kundër ISIS, Perëndimi duhet të angazhojë Asadin, Iranin dhe Rusinë. “Ne kemi nevojë për një qasje të përbashkët pragmatike në këtë drejtim duke përfshirë edhe Asadin në luftën kundër ISIS”, tha Kurz.