Skenar i thjeshtë kundër Assadit në Siri: Miliarda dollarë nga sauditët dhe trajnim nga CIA për rebelët
Një shkrim i para tri ditëve në gazetën amerikane “New York Times” provon atë që përflitej prej kohësh për krizën siriane. Shërbimi sekret amerikan, CIA, ka bashkëpunuar me sauditët për të stërvitur dhe pajisur me armë e logjistikë rebelët sirianë që luftonin kundër regjimit të Bashar Al Assad. Situata bëhet e sikletshme po të kujtojmë se disa muaj më parë, Presidenti amerikan Barack Obama, deklaronte se konflikti mes shitëve dhe sunitëve është kryesori në botë. Nga ana tjetër, SHBA që konstatonte këtë realitet ishte një ndër mbështetësit e tij, me paratë saudite siç zbulon gazeta dhe me asistencën e CIA-s që stërviste rebelët në Jordani. Operacioni “Timber Sycamore” parashikonte që sauditët do të kontribuonin me armë dhe shuma të mëdha parash, ndërkohë që CIA drejtonte trajnimet e rebelëve. Gazeta sjell në kujtesë historinë e pasur të këtij lloj bashkëpunimi që zë fill që me financimin e muxhahedinëve antisovjetikë në Afganistan, për të vazhduar me luftërat e dirigjuara në Afrikë. “Disa herë, si në Siri, të dyja vendet janë punuar bashkë. Në raste të tjera Arabia Saudite thjesht ka nënshkruar çeqet e aktiviteteve klandestine amerikane”, shkruan “NYT”. Autorët shtojnë se kjo është arsyeja se përse SHBA e ka bërë një sy qorr ndaj shkeljes brutale të të drejtave të njeriut në Mbretërinë saudite, që zbulohet së fundmi se në organizimin e katastrofës së Sirisë ka patur bekimin e SHBA-së. Autorët hamendësojnë se bëhet fjalë për miliarda dollarë të hedhura në një luftë që ka aktivizuar vrasjet njësoj si makinë grirëse, por pa sjellë rezultat. Ky raport që del në media, konfirmon se kthesa politike e Obamës me marrëveshjen me Iranin, ishte prova e dështimit në Siri të SHBA-së, që bashkë me sauditët, nuk ja dolën që të rrëzojnë Assadin, e mbështetur nga Moska dhe Teherani. Po kështu, raporti i jep një pamje tjetër arsyeve të ndërhyrjes ruse e cila ironikisht rikrijon të njëjtat palë si në konfliktin e Afganistanit.
http://www.nytimes.com/2016/01/24/world/middleeast/us-relies-heavily-on-...
Add new comment