Rezistoi dhe është gati të rimarrë kontrollin e të gjithë Sirisë

Postuar në 12 Shkurt, 2016 21:02

U krijua përshtypja se do kishte fundin e Gedafit por Bashar Al Asad rezistoi. Presidenti i Sirisë qëlloi një kockë e fortë për rebelët dhe perëndimin që kërkuan largimin e tij si shpëtim për popullin sirian nga një dictator. Pas 5 vitesh konflikt, Bashar Al Asad është aty dhe me ndihmën e miqve rusë është gati të rimarrë kontrollin në të gjithë terrirorin e vendit.

Lufta që nisi prej 2011 numëron sot 470 mijë të vdekur, 1.9 milionë të plagosur, ose 11.5 % e popullësisë të vrarë ose të lënduar. Një bilanc tragjik lufte për të cilin Asad fajëson perëndimin dhe Europën. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, presidenti i Sirisë thotë se Bashkimi Evropian është ka përgjegjësi për krizën e emigrantëve dhe i bëri thirrje Brukselit të mos mbrojë terroristët. Të enjten në mbrëmje Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakort që armëpushimi në Siri të arrihet për një javë.

Marrëveshje ka të bëjë me të gjithë fraksionet e konfliktit, me përjashtim të fronti Al Nusra, i lidhur me Al Kaedën.Sekretari amerikan Xhon Kerri pranoi se plani i armëpushimit është ambicioz, porse testi i vërtetë mbetet përmbushja e tij.  Megjithëse nuk është arritur asnjë pakt për përfundimin e ofensivës ajrore të Rusisë.

http://www.protothema.gr/world/article/552835/asad-tha-prospathisoume-na...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.