Edhe Irani i gatshëm të angazhohet për mbrojtjen ajrore të Sirisë. Të gjithë kundër ISIS?

Postuar në 15 Shkurt, 2016 00:55

Konflikti sirian është duke u shndërruar në një konflikt ku prakitkisht janë përfshirë disa fuqi. Pas deklarimeve se Arabia Saudite do të dërgojë forcat ajrore në Siri dhe lajmeve se Turqia bombardoi dje forcat siriane, një tjetër shtet po përgatitet të vendosë prezencën ushtarake në këtë vend. “Press Tv”, televizion shtetëror iranian, citon gjeneralin Farzad Esmaili, komandant i bazës së Khatam al-Anbiya, i cili gjatë një interviste të dhënë për agjencinë “Tasnim”, ka deklarua se “Nëse Damasku e kërkon ne do të mbrojmë hapësirën ajrore të Sirisë”. Sipas tij prezenca ushtarake në Siri, e forcave të huaja, pa miratimin sirian, do të përfundojë në dështim. Vetë “Press TV” e lidh mesazhin e këtij gjenerali me përgatitjet e turko-saudite për të ndërhyrë me një operacion të përbashkët ushtarak në Siri. Avionë të Arabisë Saudite janë dislokuar në bazën turke të Incirlik, me pretendimin se po përgatite sulmi ndaj forcave të ISIS, që ka tashmë vetëm një rol: atë të alibisë perfekte. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka shprehur edhe gatishmërinë për një operacion tokësor, nëse për këtë do të hartohet ndonjë strategji. Gjithnjë në koordinim me SHBA-të. Duket se përfshirja e Iranit i jep pamjen e një koalicioni të dytë që operon në Siri, sërish kundër ISIS, angazhimit rus në këtë vend. Pyetja që lind është se çfarë ka në Siri që kushton kaq shumë sa të implikojë këto fuqi?

http://www.presstv.com/Detail/2016/02/14/450357/Iran-air-force-defend-Syria

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.